Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori.
30 qershori zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërruar nga Edi Rama: ajo është parti që tashmë e mbështesin vetëm për para.
Ca për para krimi,
Ca për para tenderash dhe koncesionesh,
Ca për paratë e rrogës.
Edi Rama e ka katandisur Partinë Socialiste në parti rrogëtarësh, parti mercenarësh, parti banditësh.
Përballë saj qendrojmë ne si një parti e njerëzve, një parti e mendjeve dhe e zemrave.
Ne na bën bashkë aspirata për ndryshim, aspiratë për Europën.
Ata i bën bashkë paraja, aspirata për karriken.
Qendrimi juaj më 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim.
Me qëndrimin tuaj, ju e bëtë të pashmangshëm ndryshimin
Kjo është tashmë sfida jonë.
Ne, Partia Demokraitke e gjithë opozita e bashkuar, bashke me ju duhet të projektojmë dhe sjellim ndryshimin që ju doni.