Basha: Edi Rama e di që do të humbasë thellë! Asgjë nuk e shpëton nga llogaridhënia…

Kryetari i PD, Lulzim Basha, tha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se, asgjë nuk e ndal ndryshimin, duke shtuar se Edi Rama nuk shpëton nga llogaridhënia për 7 vitet e keqqeverisjes dhe premtimet e pambajtura.

Teksa deklaroi se Edi Rama e di që do të humbasë thellë, Basha theksoi se, platforma e PD për zgjidhjen e halleve të shqiptarëve vazhdon të jetë pjesë e përditshme e komunikimit me qytetarët.

“Asgjë nuk e ndal ndryshimin, asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga llogaridhënia për 7 vite keqqeverisje dhe premtime të pambajtura. Edi Rama e di që do të humbasë thellë, kjo është arsyeja pse ndryshoi ligjin, pse krijon thashetheme pa vlerë.

Ne nuk do ta ndjekim në këtë lojë, nuk do të bëhemi pjesë e lojës së tij. Ai e ka pasur shansin të tregojë veten dhe e ka treguar. Ai është shkaktari i shkatërrimit të ekonomisë, i largimit të shqiptarëve, i kolapsit dhe ditës më të zezë për shqiptarët. Ne jemi të fokusuar të nxjerrim Shqipërinë nga gropa ku e ka futur Rama.

Ndryshimi është i pashmangshëm. PD prej gati dy vitesh në terren, që shfaq platformën e saj. Programet tona dhe zgjidhjet për shqiptarët janë publikuar, vazhdojnë të jenë pjesë e përditshme e komunikimit tonë me shqiptarët. PD ka prekur problemet dhe iu ka ofruar atyre zgjidhje”, tha Basha.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh në Itali? Vittorio Sgarbi nxirret me forcë nga Parlamenti (Video)
Artikulli tjetër1.2 milion euro çdo muaj për pastrimin e qytetit dhe për menaxhimin e mbetjeve të Tiranës, kush i merr këto miliona?