Basha: Edi Rama është një hajdut psiqik. Çdo qindarkë e vjedhur do të gjurmohet nga qeveria e PD

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të rëndë ku dëshmoi për çështjen e 3.2 milionë eurove të Toyota Yaris.

Basha tha ndër të tjera se, morali i vetëm i Edi Ramës është paraja. Çdo qindarkë e vjedhur, do të gjurmohet nga qeveria e PD.

“Edi Rama është një hajdut psiqik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdo kënd.

Ne do ta ndalim. Ne do të ndjekim dhe gjurmojmë çdo qindarkë që Edi Rama dhe kriminelet po mundohen të futin në ekonomi.

Çdo koncesion, çdo ndërtim, çdo kontratë do të gjurmohet për çdo qindarke, si për ata që e kanë dhënë edhe ata që e kanë marrë.

Lufta kundër pastrimit të parave do jetë prioritet kombëtar”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprak“Taulant Balla duhet të ishte ne burg”. Basha dëshmon për 3.2 milionë eurot e drogës me Toyota Yaris
Artikulli tjetërBasha: Edi Rama është një hajdut psiqik. Çdo qindarkë e vjedhur do të gjurmohet nga qeveria e PD