Basha: Edi Rama ka shkelur ligjin amerikan për foton me Obamën

Pyetje: Z. Basha sa rrezikon Kryeministri shqiptar përderisa pretendohet se ka shkelur ligjin elektoral amerikan? A rrezikon realisht të dënohet në Amerikë apo z.Rama riskon të përballet vetëm me drejtësinë në Shqipëri ku sipas informacioneve që ka Syri?

Lulzim Basha: Më duhet të bëj një konsultë juridike. Asnjë jurist nuk e di përmendsh ligjin kush thotë ndryshe, gënjen. Por si kryetar i opozitës mund t’ju them se ky është një rast i paprecedentë, siç ishte një rast i paprecedentë dhe rasti i sulmit politik ndaj presidentit aktual, kur ishte kandidat për president dhe tani kemi një rast të paprecedentë, ku është shkelur ligji zgjedhor, i cili ndalon kontribute të huaja në një fushatë elektorale. Dhe pas kësaj shkelje flagrante nuk ka asnjë dyshim se qëndron njeriu që është aktualisht kryeministri i Shqipërisë.

Exit mobile version