85% e shqiptareve duan ndryshim. Kjo eshte e vetmja vlere e asaj që ndodhi dje.
Gjithçka tjeter eshte farse e paligjshme antikushtetuese dhe nje provokim per shqiptaret te cilet nuk ranë pre e tij.
Kete e di shume mire dhe Edi Rama!
Votimi i djeshem nuk e zgjidhi, por e thelloi krizen sepse, edhe me fort, dje u rikonfirmua se shkaktari i saj eshte Edi Rama, se me Edi Ramen nuk ka asnje shprese se mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Beteja jone vazhdon edhe me e forte edhe me e vendosur.
Qëndrimi ynë për Edi Ramën nuk ndryshon: Edi Rama duhet të largohet dhe të hetohen te gjithe ata qe janë kapur duke manipuluar zgjedhjet me krimin,
Dhe 30 qershori tregoi se me Edi Ramen nuk ka dhe nuk mund të kete zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Edi Rama duhet refuzuar siç e refuzuat ju. Ai nuk mund të jetë më pjesë e asnjë hapi drej të ardhmes
Bashkë me të Duhet të largohen dhe të gjithë qeveritarët e korruptuar
Dhe të inkriminuar Duhet që të gjithë të dalin para drejtësisë.
Tani, ndryshimi është prioriteti ynë politik.
Ndryshimi është qëllimi im më i madh. Një ndryshim i thellë politik dhe ekonomik.
Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve duhet të jetë fillimi i ndryshimit që presim.
Nëse politikanët nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, nëse politikanët nuk dalin para drejtësisë për korrupsionin dhe krimet e tyre, asnjë ndryshim nuk do të jetë i vërtetë.
Ditën kur politikanët të kenë frikë nga ligji, të kenë frikë nga drejtësia, ajo është dita kur Shqipëria është bërë europiane.