Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i pranishëm në mbështetje të protestës së banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, deklaroi se Veliaj dhe Rama do të prishin banesat e 200 familjeve vetëm e vëtëm që mos të cënojë pronën e tjetërsuar të një trafikanti droge që do të ndërtojë pallate.
Basha gjithashtu kritikoi mediat ku u shpreh se punën që po bën PD, duhet ta bënin mediat dhe se për dokumente zyrtare nuk kanë pse ti referohen Partisë Demokratike, por të paraqesin faktet siç janë.
“I ftoj mediat të bëjnë punën e tyre dhe mos të thonë sipas PD-së. Nuk mjafton fakti që punën që duhet të bëjnë mediat e bën PD dhe i ftoj mediat të marrin dokumentat publike dhe tu tregojnë shqiptarëve sesi po zhvendoset shtrati i Lanës dhe sesi po prishen shtëpitë e 200 familjeve. Këto nuk janë sipas PD, por janë fakte zyrtare. Mediat të bëjnë pjesën e vet të detyrës dhe mos të bëhen pjesë e mashtrimeve qeveritare dhe partike. Kjo e gjitha bëhet vetëm e vetëm që mos të cënohet prona e tjetërsuar një trafikanti drogë.
Si tha sot Rama, po vazhdoj protesta do ta kap dhe atë siç i kam kapur të gjitha. Kjo është mendësia e e Edi Ramës të hapë gjithshka. Studentët e dinë shumë mirë që nuk i kap do Edi Rama. Unaza e Re ja thyeu hundët kësaj propagnade mashtruese.
Qytetarët të frymzuara nga protesta po ngrihen e do të vazhdojnë të ngrihen kundër padrejtësisë. Kjo është kënga e lirisë që nisi nga Unaza e Re. Së bashku do ti japim shqiptarëve dhe Shqipërisë zgjidhjen që meriton. Paratë e taksave të shqiparëve të shkojnë për shqipatrët dhe jo për oligarkët dhe kriminelët”, u shpreh Basha.