Basha: Eshtë Dhjetori i dytë, një ndryshim po lajmërohet këto ditë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në ditën e themelimit të PD-së ka falenderuar studentët për protestën e tyre. Basha shprehu mbështetje ndaj studentëve që protestojnë prej 7 ditësh dhe protestat e tjera që po zhvillohen në vend. “Gjithë respekti sonte është për ta, kjo është liria, kjo është demokracia, kjo është beteja për të mbrojtur demokracinë.
Ne jemi me ta, prandaj sot nuk është një ditë për të festuar. Shpresoj që ekrani të vazhdojë të shfaqë dhjetorin e dytë që shpirti rinor ka sjellë këto ditë në Tiranë, edhe në qytetet e tjera.
Këtu në këtë shtëpi ndodhet një parti që mori jetë nga studentët e dhjetori, 28 vite më parë, vranë frikën, siç po e vrasin këta të rinj sot”, tha Basha. “Shqiptarët e thjeshtë javë braktisur. Sfida vendimtare e PD-së është kthimi i besimit të njerëzve se politika do veprojë në interesin e tyre. Me këtë barrë të rëndë jemi mbledhur këtu.
Bashkimi i qytetarëve ka bërë ndryshime të mëdha. Një ndryshim i tillë po lajmërohet këto ditë në Shqipëri. Kjo lëvizje është shumë më shumë sesa tarifat universitare, është shumë më shumë sesa kjo që shohin sot. Është armatosja me kurajo që të mos heshtin më kur qeveria i merr nëpër këmbë. Prej 8 ditësh shohim thirrjen e të rinjve. Lëvizja studentore është bekim për Shqipërinë”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakStudentët rrethojnë Kryeministrinë: Do ta gdhijmë, kemi marrë bukë!
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Dyshime të forta se Ulaj qëndron pas 30 milionë eurove me falsifikim të kompanisë amerikane