Basha: Eshtrat e çdo patrioti që diktatura i la të dergjen jashtë Atdheut të kthehen në Shqipëri

Kreu i opozitës Lulzim Basha shprehu nderimin por dhe kënaqësinë që eshtrat e Mid’hat Frashërit, këtij burri të madh, patrioti të rrallë, dhe shkëncëtari të një dimensioni europian që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë deri në frymën e tij të fundit, do të prehen sipas amanetit të tij.
Gjatë ceremonisë së organizuar, Basha theksoi që “eshtrat e çdo patrioti, që padrejtësia e diktaturës gjakatare të Enver Hoxhës i ka lënë të dergjen jashtë kufijve të mëmëdheut për të cilin dhanë gjithcka, duhet të kthehen dhe të nderohen në Shqipëri”.
Fjala e plotë e Bashës
Një nga ditët e rralla, ndoshta të pakta që qëndrojmë me një sens krenarie, nderimi por kënaqësie.
Kënaqësi që u përmbush amaneti i Mid’hat Frashërit, detyrimi i madh kombëtar i të gjithë patriotëve shqiptarë.
Kënaqësi që eshtrat e këtij burri të madh, patrioti të rrallë, dhe shkëncëtari të një dimensioni europian që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë deri në frymën e tij të fundit do të prehen sipas amanetit të tij.
Dua të falenderoj të gjithë ata që e bënë këtë të mundur, në vecanti deputetin e Partisë Demokratike Agron Shehaj, Akademinë e Shkencave, kjo ishte gjetja e duhur për ta patur këtu këtë process nderimi dhe përkujtimi për këtë burrë të jashtëzakonshëm dhe për të vendosur një shembull i cili duhet të ndiqet edhe nga shumë të tjerë.
Eshtrat e cdo patrioti, që padrejtësia e diktaturës gjakatare të Enver Hoxhës i ka lënë të dergjen jashtë kufijve të mëmëdheut për të cilin dhanë gjithcka, duhet të kthehen dhe të nderohen në Shqipëri.
Vlerësoj iniciativën e historianit Uran Butka, përkushtimin e deputetit Agron Shehaj.
Qeveria, si administrator e taksapaguesve, nuk ka asgjë më pak se detyrimin për të kryer të gjitha procedurat për nderimin e këtij patrioti të madh.

Exit mobile version