Basha: Falë investimit tim, Berisha është akoma edhe në Partinë Demokratike, edhe në Parlament

“Mbetem njeriu më i hapur në Partinë Demokratike”

Pyetje: Mundësisht tre përgjigje të shkurtra për të respektuar edhe kohën në dispozicion nga programacioni. Janë hedhur teza që mund të kërkohet edhe një negocim nga partitë popullore për të zgjidhur krizën në Partinë Demokratike, e keni menduar që mund ta shqyrtoni këtë si opsion, për të zgjidhur krizën në PD? Nëse partitë popullore do të investohen?

Basha: Partia Popullore Europiane është partia jonë nënë, në të cilën ne bëjmë pjesë, bashkë me parti të tjera dhe që është një institucion me norma, vlera dhe parime të cilat reflektohen dhe pasqyrohen në Statutin tonë. E gjithë beteja, në qoftë se mund të quhet e tillë, është respektimi i këtyre normave. Pra, në këtë kuptim nuk ka dy palë…

Pyetje: Nëse ata do të bëhen, domethënë, do të investohen dhe do të fillojnë negociatat të bëjnë bashkë Bashën me Berishën?

Basha: Do të ketë një premisë, nuk ka ndarje Basha-Berisha. Nuk ka dy palë.

Pyetje; Nuk e shikoni fare si opsion, zgjidhje krize investimin e tyre?

Basha: Nuk ka aspak dy palë në Partinë Demokratike. Ka për fat të keq, një individ i cili ka një peshë të caktuar historike sepse ka qenë 30 vite figurë qendrore e kësaj partie, i cili për interesat e tij personale.

Pyetje: Do të uleshit me Berishën, për ta zgjidhur këtë situatë?

Lulzim Basha: Edhe një herë ju them, unë personalisht nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë me Sali Berishën.

Pyetje: A do të kërkonit një tryezë me të, një takim me të?

Lulzim Basha: Po nuk ka, edhe një herë, nuk kam ofruar asnjë

Pyetje: Po ose jo.

Lulzim Basha: Po nuk kam mohuar asnjë, nuk është se ka kërkuar dikush

Pyetje: Jo, puna është ta kërkoni ju.

Lulzim Basha: Ta kërkoj unë takimin?

Pyetje: Po ju pyes, po…

Lulzim Basha: Për çfarë?

Pyetje: Për të shpëtuar partinë demokratike nga përçarja

Lulzim Basha: Partia Demokratike nuk shpëtohet nga përçarja duke vendosur interesat personale mbi interesat e demokratëve. Kjo është ajo që Sali Berisha ka bërë deri më tani. Në momentin që ai e ndal këtë, nuk ka absolutisht asnjë pengesë, sepse për fat të mirë, falë investimit tim, është akoma edhe në partinë demokratike , edhe në parlament.

Pyetje: Kur keni komunikuar për herë të fundit me zotin Berisha?

Lulzim Basha: Në 9 shtator.

Pyetje: Në 9 shtator, asnjë komunikim më pas?

Lulzim Basha: Jo.

Pyetje: E përjashtoni mundësinë që të ketë…
Lulzim Basha: Jo me zë.

Pyetje: Jo me zë, në ç’kuptim?

Lulzim Basha: Çështje private, familjare të fatkeqësive familjare, kemi patur shkëmbime mesazhesh.

Pyetje: Shkëmbime mesazhesh, që nuk kanë të bëjnë

Lulzim Basha: Ngushëllimesh.

Pyetje: E kuptoj. Nuk kanë të bëjnë me situatën brenda Partisë Demokratike?

Lulzim Basha: Po më bëni një pyetje e cila realisht e ka marrë përgjigjen në të gjitha dimensionet e saj. Unë komunikoj me këdo dhe me çdo demokratë dhe sigurisht komunikoj edhe me Sali Berishën nëse komunikimi i vlen interesave të demokratëve. Nuk jam unë ai që përdor gjuhë linçimi që shpik kundërshtar sepse mendojnë ndryshe që rikthen kulturën e veprimit të të menduarit dhe të të linçuarit të mendimit ndryshe. Për të gjitha këto gjykoj se zoti Berisha i detyrohet një apologji demokratëve në tërësi dhe personave në veçanti, jo mua, të bashkëpunëtorëve, njerëzve të zgjedhur nga demokratët dhe për të tjerat padiskutim që kam qenë dhe mbetem njeriu më i hapur në Partinë Demokratike.

Artikulli paraprakBasha: PD nuk ka Kuvende dhe statute paralele, në 18 dhjetor dëgjohet vullneti i demokratëve
Artikulli tjetërSot më 30 Nëntor përkujtojmë të rënët në luftë kundër Dukatit!