Basha: Fjalën e parë të sime bijë e kam dëgjuar nga telefoni për shkak të takimeve të shumta që kisha në qytete të ndryshme të botës

Rrëfimi në Podcastin e sotëm i kreut Basha ka qenë i mbushur me detaje mjaft interesante nga angazhimet e tij në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“Fjalën e parë të sime bijë e kam dëgjuar nga telefoni për shkak të takimeve të shumta që kisha në qytete të ndryshme të botës.” – tha, mes të tjerash, ai.

Basha: Fëmija i parë, sigurisht dhe fëmija i dytë, çdo fëmij është bekim, por fëmija i parë është një shndërim total në jetën tënde. Domethënë nuk ngopesha me Dafinën dhe me idenë që isha bërë baba. Po nga ana tjetër agjenda ishte e tmerrshme. Përshembull një udhëtim, ose një seri udhëtimesh. Fillimi i 2008-ës, për të parë intensitetin e gjësë, fillimi i 2009-ës që ishim në procesin e ratifikimit, kishte ndodhur aderimi do të bëhej ratifikimi. Çdo vend anëtarë duhej të ratifikonte në Parlament anëtarësimin. Nisi në Davos riti, që është një mundësi e artë se aty janë treçereku i qeverive relevante për këto procese. Nisi në Davos, nga Davosi në Zvicër, direkt në Uashington në takimin e dytë me Kondolica Rice. Nga Uashingtoni ku diskutuam për këtë çështje, por diskutonim dhe për pavarësinë e Kosovës, se procesi po shkonte drejt shterimit të përpjekjes multilaterale dhe pastaj u orientua drejt shpalljes së pavarësisë. Nga Uashingtoni direct në Tiranë, mbërita rreth orës 3 ose 4 pasdite, shkova në ministry dhe pastaj, s’kishte mbaruar rruga e Kombit dhe pastaj prita më duket zëvendësministrin Polak dhe u nisa në orën 8 të darkës për në Kosovë dhe mbërrita atje rreth orës 3 ose 4 të mëngjesit. Takova të gjithë krerët e shtetit dhe të opozitës në mëngjes për të ndarë disa gjëra, porosi, mesazhe nga Uashingtoni. U ktheva, ishte zëvendësministri rus që vinte për marrëdhëniet dypalëshe, Titovi se tani e kujtoj, e takova për kortezi, e ula me zëvendësministrin tim Gurakuqin. Mora rrugën për në aeroport dhe u nisa për në vizitë zyrtare të nivelit më të lartë në Japoni, ku na priste agjenda më e plotë. U prit kreu i delegacionit nga kryeministri dhe nga Perandori që është dhe protokolli më i veçantë. Marrëdhënie dypalëshe dhe e rëndësishme ku unë kisha dhe një histori me ta si ministër transporti kishim nënshkruar një project për ujërat e zeza të Tiranës. Nga Japonia në Konferencën e Sigurisë në Mynih, nga Konferenca e sigurisë në Mynih u nisëm për në Rijekjavik në Islandc sepse ishte miratimi i protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Nga Riekjaviku në Rihad, për t’i kërkuar Arabisë Saudite të merrte një rol udhëheqës në të gjithë vendet e gjirit. Një pritje e jashtëzakonshme dhe aty nga ministry i jashtëm i atëhershëm, nga mbreti Abdullah, të dy kanë ndërruar jetë. Paçin dritë na kanë ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme, Tre javë më vonë Arabia Saudite e njohu, e njohën edhe vendet e tjera të Këshillit të Kooperimit të Gjirit. Pra po ju them që ka qenë një agjendë kur tani kur e mendon, thua a mundet fizikisht të përballosh një agjendë të tillë?! Sigurisht koston kryesore e mbante kontakti me familjen. Po vajza ishte e vogël. Domethënë vajza nuk mban mend gjë nga këto. Mbaj mend vetëm kur e merrja në telefon në atë kohë, ishin ata telefonat e vjetër. E ruajta telefonin e vjetër, e kam akoma që sa herë e merrja në telefon Aurelën ma kalonte në telefon, ajo sapo kishte filluar të belbëzonte. Dhe ai cellular është i mbushur me regjistrime të belbëzimeve të Dafinës. Ditën kur u nisa nga Zvicra për në Departament të Shtetit në Uashington, nga ora 7 e mëngjesit e marrë në telfon Aurelën, se fëmijët e vegjël zgjohen herët dhe pretendojmë tani që ai ka qenë momenti kur ajo ka thënë për herë të parë fjalën ba. Tani a është e vërtetë apo ka qenë ba për diçka tjetër këtë se dimë. Por që është e regjistruar dhe është një emocion.

Exit mobile version