Basha flet me shifra: Qeveria braktisi planin tonë për mbetjet se kishte gati planin e vjedhjes me inceneratorët

Lulzim Basha: Landfillin e Sharrës, sipas llogaritjeve të ekspertëve të Bankës Botërore, jo të bandave me të cilat janë bërë këto afera korruptive. Këtë e ka bërë me bandat, pa studim. Studimin e kanë bërë bandat. I njëjti njeri që ka bërë studimin, ka marrë tenderin brenda ditës pa garë, me një mijë euro kapital duke u fshehur pas 23 vjeçarit. Ky është studim i Bankës Botërore. Me vendim të Këshillit Bashkiak i është dhënë 1/3 e shumës, 2/3 i dhënë Banka Botërore. Dhe në përputhje me strategjinë.

Ilva Tare: A është 37 euro për ton?

Lulzim Basha: Jo, është 12 euro për ton trajtimi në Sharrë. Kjo është gënjeshtra. Trajtimi në Sharrë është 12 euro për tonë, pa TVSH. Ndërkohë që GIZ, GIZ i trajton me 29 euro pa TVSH.

Ilva Tare: Po dokumenti që nxorri kryeministri? A ishte firma juaj ajo?

Lulzim Basha: Nuk ka pikë rëndësie ajo…

Ilva Tare: Çfarë ishte ajo që pamë aty?

Lulzim Basha: Është kombinimi i tarifës së pastrimit të qytetit dhe i trajtimit në Sharrë. E dini sa bëhet kombinimi tani i të dyjave? Trefish!

Ilva Tare: 55?

Lulzim Basha: Më shumë se aq!

Ilva Tare: 85?

Lulzim Basha: Shifrat konkrete jua gjej menjëherë!

Ilva Tare: Jo, po nuk ka rëndësi, rëndësi ka që e sqaruam këtë.

Lulzim Basha: Shifra e plotë!

Ilva Tare: 84.5 më thonë!

Lulzim Basha: Ja ta gjej tamam unë! Jua kanë thënë ju? Apo po e deduktoni? Jua gjej unë!

Ilva Tare: Është e parëndësishme! Shpjegimi juaj ishte ëë nuk ka qenë 37 euro për ton.

Lulzim Basha: 12 euro për ton në Sharrë. Dhe 25 apo 26 euro shkonin për një projekt të miratuar nga Banka Botërore, i cili brenda një viti të gjitha kontenierët e plehrave, gjithë kazanët e plehrave brenda Unazës së Vogël do t’i fuste në tokë. Brenda tre vitesh do të ndodhte e gjitha me qytetin e Tiranës dhe do të blihej një flotë e re automjetesh, që bëntë të mundur pastaj trajtimin e tyre nën tokë. Ky projekt u ndalua nga Edi Rama. I hartuar me Bankën Botërore. I cili do kushtonte siç ju thashë 2 apo 3 herë më pak nga ç’kushton sot dhe nuk do të kushtonte asnjë dëm për buxhetin e shtetit, asnjë dëm për ambientin. Sot e dimë, njësoj siç u braktis strategjia e hartuar me ëeverinë gjermane, u braktis ky studim me Bankën Botërore me Bashkinë e Tiranës, kur e kryesoja unë, në mënrëy që paratë të vidheshin dhe plehrat të vazhdonin, sepse Tirana vazhdon të jetë e mbushur me plehra. Shqipëria vazhdon të jetë e mbushur me plehra. E vetmja gjë që djegin të ashtuquajturit inceneratorë, janë paratë e shqiptarëve.

Artikulli paraprakZbulohen dokumentat e skandalit me inceneratorët, si u paraqit dhe u pranua brenda ditës oferta e pakërkuar, e gjithë qeveria në shërbim të…
Artikulli tjetërBasha flet për kandidimin dhe a do të jetë përballë Ramës në një qark