Lulzim Basha në Podcastin e rradhës ka treguar dhe punën për ngritjen e aktakuzës kundër Sllobodan Millosheviçit. Ai shprehet se këtë punë në fillim e kishin nisur Bajram Kelmendi dhe kolegë të tij, ndërsa ekipi që u nis nga Tirana, ku pjesë e tij ishte dhe Basha, kishin mandat të qartë për përfundimin, konfirmimin dhe shpalljen e aktakuzës për krime lufte.
Basha gjithashtu vlerëson edhe vendosmërinë e kryeprokurores Lusa Arbur, e cila nuk iu nënshtrua influencave duke shpërfill çdo lloj presioni dhe dyfishoi instruksionet ndaj ekipit për të përfunduar një orë e më parë aktakuzën kundër Millosheviçit.
“Puna për aktakuzën nisi menjëherë me fushatën e bombardimeve. Ju thash pak më herët që aktivist si Bajram Kelmendi dhe kolegë të tij kishin insistuar dhe kishin ndërtuar bazën e punës. Por ekipi që u nis në Tiranë kishte një mandate të qartë: përfundimin e aktakuzës dhe konfirmimin dhe shpalljen e aktakuzës për krime lufte kundër Sllobodan Millosheviçit. Diku nga fillimi i majit, pas një fushate prej më shumë se një muaji të bombardimeve, pati zëra të cilët prisnin që në fushata e bombardimeve të kishte pasur sukses më të hershëm, që bënin presion për një marrëveshje me Millosheviçin dhe kjo u ndje dhe tek puna e tribunalit. Gjatë kohës që ne po përfundonim aktakuzën për Sllobodan Millosheviçin për krime lufte, patëm influence që ku jeni, a mund të shtyhet, prisni. Dhe këtu kujtoj vendosmërinë e liderit të ekipit që është dhe hartuesi i aktakuzës, por dhe të kryeprokurores Luisa Arbur, magjistrates kanadeze e cila shpërfilli çdo lloj presioni dhe si me thënë dyfishoi vendosmërinë e saj dhe instruksionet ndaj ekipit për të përfunduar një orë e më parë aktakuzën kundër Millosheviçit, e cila u shpall u konfirmua dhe në fakt e kundërta ndodhi nga ajo që pritej. Ndihmoi në gjykimin tim, aktakuza ishte një nga faktorët që ndihmoi në ulje në gjunjë të makinerisë vrastare të Millosheviçit dhe në marrëveshjen e Kumanovës në datë 10 qershor” – tha Basha.
Basha foli edhe për qëdrimin e gjatë në Kosovë, për detyrat e tij në zonën ushtarake të administruar nga amerikanët dhe puën e tij në ndërtimin e institucioneve të reja atje.
“Kam punuar fillimisht në Mitrovicë, 6 muajt e parë, ku gjykata nodhej në veri të qytetit. Kishim disa çështje me serbë lokal për krime lufte. Ndodheshim gjatë gjithë kohës pothuajse të rrethuar nga protestues, por në fakt ishin njerëz të instruktuar e të paguar nga Beogradi, për të mborjtur këta persona që ishin nën akuzë, e që në këtë moment ishin bërë edhe komandantët e grupeve të armatosura, e më vonë u bën disa nga figurat kryesore të krimit të organizuar. Më pas kam qenë në Prishtinë. Kosova u nda në 5 zona ushtarake të drejtuara nga kontingjentet përkatëse, amerkane, gjermane, britanike, italiane dhe franceze. Unë shërbeva në zonën amerikane, kisha përgjegjësi për mirëfunksionimin e institucioneve të drejtësisë në zonën amerikane dhe më pas, detyra e fundit që kam patur ka qenë hartimi i procesit të mbartjes të kompetencave nga UNMIK, nga OKB-ja, tek institucionet e Kosovës. Faktikisht të themelimit të ministrisë të drejtësisë të Kosovës.
Për mua ka qenë një eksperiencë jashtëzakonosht e vyer, ishte sfiduese, por besoj që kam dhënë gjithçka që mundesha. Kanë qenë ditë të gjata, ditë 16 orëshe quheshin ditë normale, punë pa pa pushim, por me rezultate të prekshme. Imagjinoni, siç ishte Kosova e djegur, e shkatërruar, kur hyri KFOR-i dhe mori administrimin përsipër OKB-ja, ashtu tokë e djegur ishte edhe nga ana institucionale. Brenda një kohe të shkurtër institucionet filluan të funksionojnë” – tha Basha.