Ilva Tare: Ju zoti Bash i bëtë thirrje dhe përfaqësuesve edhe përfaqësuesve, bashkëpunëtorëve të tjerë që ndoshta nuk janë aktualisht në partinë demokratike të bashkoheshin me të dhe nuk di nëse ka ndonjë takim, komunikim privat, çfarë po ndodh me ta, do kthehen, do ketë emra të tjerë, emra surprizë te 20 % që përmenda që e ka kryesia në fund të drejtë për të zgjedhur mund të ketë emra surprizë të ardhur nga jashtë nga brenda?
Lulzim Basha: Shumë, shumë takime dhe komunikime. Padiskutim që po, e gjitha, i gjithë qëllimi i këtij procesi është të bashkojë energjitë e brendshme të partisë demokratike me energjinë e emrave të spikatur në fushat e tyre të profesionit, në angazhimin e tij publik brenda edhe jashtë Shqipërisë.
Ilva Tare: Nga ata që mund të na ndani apo nuk do na I thoni emrat?
Lulzim Basha: Është një proces në vazhdim, një gjë ju siguroj që procesi është I siguruar në mënyrë të tillë që të jetë transparent nuk do të mbahet sekret asgjë.
Ilva Tare: Jo vështirë se do të mbahet sekret se normal që do ta publikoni por keni një lloj ndrojtje për t’i bërë publikë që tani se ndoshta do të ishin në shënjestër të opinionit publik por edhe të kundërshtarëve
Lulzim Basha: Jo, arsyeja është shumë e thjeshtë, procesi është në vazhdim, vendimmarrja kryesore i takon kryesisë edhe këshillit kombëtar e unë nuk mund ta paragjykoj këtë vendimmarrje, natyrisht që do të jetë një vendimmarrje që do të parashtrohet dhe përpara atyre por nuk jemi akoma aty.
Ilva Tare: Po ato që duan të jenë brenda Partisë Demokratike ka zgjedhur, keni diskutuar me zotin Berisha kush do kandidoj?
Lulzim Basha: Nuk kam biseduar. Siç ju thashë nuk jemi akoma në atë fazë.
Ilva Tare: Ju vetë e keni një ide?
Lulzim Basha: Edhe vetë jam në proces të vendimmarrjes . Pra siç ju thashë vendimmarrja do kalojë në etapat e saja dhe padiskutim pasi ne të kemi grupin e plotë, ekipin e plotë shpallim ekipin e plotë do të përcaktohet dhe kandidimi për secilin prej nesh duke filluar…
Ilva Tare: Do jeni përballë Ramës, ku do jetë Rama apo nuk e shikoni?
Lulzim Basha: Nuk mund as ta mohoj as ta pohoj, se e para punës nuk e di se ai e ndryshon njëherë thotë jam në Durrës, pastaj thotë jam në Vlorë, por nuk më intereso kjo mua se un nuk e shoh këtë si një përballje personale. Lista jonë, ekipi ynë ka për të marrë përsipër një përgjegjësi shumë të madhe në një kohë shumë të vështirë dhe çdo vendim do të merret në funksion të peshës dhe përgjegjësisë që do të marrin para shqiptarëve se sa për Ramën e konsideroj të mbaruar kapitullin e tij dhe sfida e vërtetë e imja dhe Partisë Demokratike është ndryshimi që do sjellim dhe mënyra për ta sjellë këtë ndryshim në një kohë kaq të vështirë për vendin.