Kryetari i PD-së Lulzim Basha vjen me deklarata të forta kundër Berishës në një intervistë që do të transmetohet në orën 15:00 në Ora News.
Për gazetarin Everest Dedaj, Basha paralajmëron përjashtimin e Berishës nëse sjellja e tij politike vijon të jetë e njëjtë dhe sipas Bashës dëmton interesat e PD-së.
Basha akuzon Berishën se ka shndërruar foltoren në një strehë ku pjesëmarrës ka dhe pjesëtarë të krimit të organizuar.
“Foltorja e Berishes e mbushur me faktor te krimit te organizuar të cilët kanë punuar për Ramën” thotë Basha.
Lulzim Basha për Ora News: “Qartë shkurt e prerë. Nuk ka asnjë shans që ata një pjesë e të cilëve kemi nxjerrë nga zyrat e shtetit dhe do i nxjerrim bashkë me Edi Ramën të vijnë e të uzurpojnë PD-në. Nuk ka shans të ndodhë. 18 dhjetori është dita e bashkimit të PD-së. Është dita e dhënies fund të tollovisë për interesa personale të Sali Berishës. Dita e përgjigjes së merituar për Aqif Rakipët, Tom Doshët, Suel Çelët që mendojnë se u erdhi dita se pasi kanë kapur Edi Ramën e PS-së të kapin dhe PD-në.”
Ora News:Duket si propagandë?
Lulzim Basha: “Propagandë është ajo që bën Sali Berisha që nga njëra anë shpik marrëveshje të paqenë midis meje e Edi Ramës. E nga ana tjetër flet si Edi Rama edhe kur më sulmon mua edhe kur refuzon vetingun politik që e ndan shapin nga sheqeri edhe në PD edhe në PS”