Basha garanton qytetarët e dëmtuar nga tërmeti: Çdo gjë që është bërë keq në rindërtim do të përmirësohet…

Esjona Konomi: Të dyja palëve, të gjitha palëve. Unë dëgjoj kryeministrin kur shkon në zonat e të prekurve edhe ju thotë banorëve mos votoni partinë demokratike se nëse ata i votoni harrojini shtëpitë. Nëse në 26 prill Lulzim Basha është shpallur po themi kryeministër në pritje për tu bërë në shtatorë i tillë, çfarë do të ndodhë më projektet e rindërtimi të nisur nga zoti Rama, a do ti zbatoni, a do ti ndërprisni çfarë do të ndodhë me këta njerëz që kanë krijuar pritshmëri mbi këtë rrugë që ka shtruar kryeministri të ngadaltë, të mirë apo të keqe?

Lulzim Basha: Padiskutim që për ne gjithçka që ka të bëjë me jetën, shtëpinë dhe shëndetin e qytetarëve do të jetë prioritet absolut që do të thotë çdo gjë që është bërë keq do të korrigjohet e do të futet në rrugën e përshpejtimit, nuk ka shans të ngadalsojmë diçka apo t’i lëmë njerëzit të presin më gjatë edhe për këtë ne kemi dhënë prova sepse kur ka qenë fjala për investime publike në dobi të qytetarëve, në dobi të ekonomisë, në dobi të familjeve shqiptare kemi provuar se mund të thyhen edhe afate në dukje të pathyeshme, në dy vite është bërë rruga e kombit, për më pak se 1 vit e gjysmë u shpua masivi i Elbasanit dhe u lidh Tirana me Elbasanin. Kështu që të jeni të sigurt që partia demokratike dhe unë disponojmë të gjitha kapacitetet potenciale njerëzore, në kuptimin administrative, menaxherial të fjalës dhe kuptimin e ekspertëve për të bërë të mundur atë që për fat të keq Edi Rama dhe qeveria e tij dështuan që ishte administrimi I pasojave të tërmetit.

Dështimi tani është i dukshëm për këdo dhe mbivendosja e pandemisë është vetëm një alibi. Për fat të keq, nëse pandemia ishte globale dhe mund të justifikoheshe që kjo po i ndodh të gjithëve, jo vetëm ne. Për mendimin tim është një alibi sepse këtu keqadministrimi është i dukshëm për këdo. Tërmeti i nxjerr zbuluar papërgjegjshmërinë, paaftësinë dhe pandjeshmërinë e qeverisë. Pandjeshmërinë e kryeministrit në raport më atë përgjegjësi të veçantë që ka në një moment të tillë delikat, në një moment krize të tillë për ata vogëlushë, për ata prindër, për ata gjyshe dhe gjyshër të moshës së tretë, të cilët po e them dhe sot, i kam takuar një pjesë të madhe prej tyre. Sonte që flasim, në këtë moment që flasim, në këtë acar janë prapë në të njëjtën çadër ku kanë qenë prej prej 1 viti.

Lulzim Basha: E para e punës nuk ka nevojë të shkojë kryeministri se kjo nuk ishte një ceremoni shtetërore. Firmosja e një marrëveshje kredie nuk është një ceremoni shtetërore. Unë e kam negociuar kredinë e tunelit të Elbasanit, unë e kam negociuar kredinë e Bulevardit të Ri dhe Lumit të Tiranës, nuk janë firmosur me ceremoni sepse nuk ka rëndësi propaganda, rëndësi ka çfarë bën, çfarë sjell kjo ka rëndësi. Pra as nuk kam shkuar në Emirate, as nuk i kam thënë ejani ta bëjmë me tam-tame të mëdha, e rëndësishme për mua ka qenë që Brenda një kohe sa më të shkurtër të firmosej marrëveshja.

Ndërsa në veçanti në kushtet e pandemisë, në veçanti këtu ku jemi tani e ke që e ke këtë kontakt me një vend le të themi nga më të pasurit e botës i thua e di pse nuk vij dot unë. Ja çfarë do të kisha bërë unë po e them dhe ju pastaj gjykoheni E para e punës nuk besoj që ka pasur një insistim për ta firmosur Arben Ahmetaj në prani të kryeministrit se edhe firmosja siç e parë ishte bërë në një tip lounge, holl hoteli, disa thuan bar-restorant nuk ka rëndësi se nuk dua të futem në atë por nuk kishte ceremoni zyrtare dhe nuk ka ceremoni zyrtare. Si kryeministër do kisha thënë: Shikoni, unë kam 1 vjetorin e tërmetit. Punët nuk kanë ecur mirë. Unë kam familje në çadra.

Spitalet i kam në kolaps. Ju jam shumë mirë njohës për kredinë që do firmosim dhe për investimin që do bëni. Sa të vij unë aty dhe sa të shpenzonit të sillnit Charter-in për të na marrë e për të na kthyer, a ka mundësi ministri im do vijë economy class me Turkish Airlines. Po patë mundësi me një nga organizatat tuaja bamirës se kjo është nevoja që kam këtë javë që s’po e përmbush dot. Kjo bëhet se siç i kërkon ndihmë një biznesi, siç i kërkon ndihmë një bamirës, ashtu i kërkon ndihmë edhe një prej fuqive më të mëdhaja financiare.

Endri Xhafo: Ishte piar.

Lulzim Basha: Jo vetëm kaq, se nuk është problemi këtu.

Endri Xhafo: Pra, në marrëdhënie me publikun kanë dalë,

Esjona Konomi: Mungesë e një bilanci.

Lulzim Basha: Jo më keq se kaq, edhe më keq se kaq. Për mua është mentaliteti, mentaliteti i propagandës mbi punën. Mentaliteti i nxitimit…

Fatos Hakorja: Duhet të sqarojmë nëse është bërë vërtet udhëtimi me paratë e taksapaguesve apo është paguar nga

Lulzim Basha: Pak rëndësi ka zoti Hakorja, pak rëndësi ka për mua. Unë këtë ju thashë tani, unë ju them pak rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që është zbuluar një mentalitet që e shohim në mënyrë të përsëritur si gjatë krizës së tërmetit edhe gjatë krizës së pandemisë. Dhe më e keqja gjatë këtyre 7 viteve që propaganda mbi gjithçka, puna diçka. Nga kjo dëmtohen interesat e qytetarëve, nga kjo dëmtohen interesat e njerëzve…

Exit mobile version