Basha: Gruaja shqiptare kërkon ndryshim

Basha tha se PD ka një skuadër të jashtëzakonshme zonjash që përfaqësojnë gratë shqiptare. Ai theksoi se PD ka një program për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj grave.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu, mes zonjave. Kemi një skuadër të jashtëzakonshme zonjash, të cilat përfaqësojnë gratë shqiptare dhe dëshirën e tyre për ndryshim.

Kemi një skuadër specialistësh të kalibrit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Sot do diskutojmë për efektin që do të japë pas 25 prillit, me problemin e pazgjidhur të vendit të duhur të grave në Shqipëri, me diskriminimin e vazhdueshëm në këto 8 vite.
Diskriminimi në vendin e punës, në veçanti në sektorin publik, një sërë problemesh për të cilat PD prej muajsh ka punuar me ekspertët më të mirë të fushës për të garantuar një nga objektivat tanë që është barazia gjinore, dhënia fund diskriminimit.

Diskriminim ka në çdo fushë, në fushën e punësimit, ku pagat tregojnë se puna e njëjtë ose më cilësore që bëjnë gratë paguhet më pak. në fushën kolegjiale, në çdo institucion ku edhe kuotat respektohen në mënyrë simbolike dhe mënyra e përzgjedhjes apo rezultati final është simbolik apo dhe i turpshëm dhe diskriminimi siç e kemi parë km me zë dhe figurë. Fuqizim në të gjitha aspektet, duke filluar nga arsimi, ku do të bëjmë të mundur që asnjë vajzë shqiptare që dëshiron të arsimohet të mos i mungojë kjo mundësi”, deklaroi Basha.

Exit mobile version