Basha i bashkohet lëvizjes qytetare kundër shembjes së Teatrit, firmos peticionin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar lëvizjes qytetare në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Basha ka hedhur firmën e tij në peticionin për mosdekretimin e ligjit për shëmbjen e teatrit dhe ndërtimit të kullave, shkruan Basha në Facebook.
“Së bashku me artistët jemi kundër shembjes së Teatrit. Firmosa peticionin bashkë me qytetarët shqiptarë, i cili kundërshton për mosdekretimin e ligjit për shëmbjen e teatrit dhe ndërtimit të kullave”, shkruan Basha në Facebook.
Protestës së artistëve për të mbrojtur Teatrin Kombëtar gjatë ditës së sotme i janë bashkuar qytetarë shqiptarë me profesione të ndryshme.
Ndërkohë, nesër në orën 10:00 do të zhvillohet një protestë para Parlamentit kundër miratimit të proejktligjit për shembjen e Teatrit kombëtar dhe ndërtimin e 6 kullave.

basha1

Artikulli paraprakSi iu shmang Arta Marku Vetingut, reagon PD: Kamikazja e Ramës do të përgjigjet para drejtësisë
Artikulli tjetërÇifti shqiptar kapet me kokainë dhe mijëra euro në Itali