Basha: I keni marrë mesazhet në Berlin, në qershor nuk do të ketë hapje negociatash, përgjegjësi është kryehajduti!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka bërë një parashikim të hidhur sot në Kuvend lidhur me hapjen e negociatave të vendit me BE-në, por ndërkohë i ka dhënë edhe një paralajmërim të fortë qeverisë.
“Ne e kemi fare të qartë se pse e rrëzuat Vetingun në politikë, tha Basha. Por duhet ta kini fare të qartë se as Shqipëria dhe as Evropa nuk do t’ju lejonë ta vazhdoni më tej këtë maskaradë. Disa prej jush i keni marrë mesazhet në Berlin këtë javë. Në qershor nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë!
Nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë në qershor dhe përgjegjësi i vetëm për këtë është kryehajduti që është ulur në atë karrike me votën e krimit.
Kjo është faturë e rëndë për vendin. Nuk kemi pse ta paguajmë këtë faturë. Thirrni mendjes. Dëgjojini edhe socialistët e ndershëm, të harruarit.
Jepini rrugë politikë, zgjidheni politikisht këtë këtë krizë, sepse më 16 shkurt shqiptarët do ta marrin fatin e tyre në dorë duke nisur me spastrimin e saj nga shërbëtorët e krimit që e kanë vendin prapa hekurave të drejtësisë.

Exit mobile version