Basha i kujton Ramës testin e Berlinit: Nuk e kalon dot! Largohu që BE të hapë negociatat me Shqipërinë

Lideri i opozitës, Basha tha gjatë fjalës së tij në Kurbin se, Edi Rama nuk kalon dot testin e Berlinit, ndërsa shtoi se duhet që ai të ikë, me qëllim që të hapen negociatat me Shqipërinë.

“Nuk ia kalon miun nën hundë Europës. Nuk pranon Europa të hapë negociatat me një vend kryeministri i të cilit është kapur duke vjedhur votat me krimin, është kapur duke vjedhur qindra milion euro të qytetarëve të vet. Është kapur duke mbrojtur kriminelët.”, tha ndër të tjera lideri demokrat.

Pjesë nga fjala e Bashës në Kurbin

Tentativa kriminale për të diktuar një process fals zgjedhor, tentative për ti zgjatur orët kufomës politike të Rilindjes, jam i bindur që do të marrë përgjigjen e duhur anembanë Shqipërisë, duke nisur këtu nga Kurbini.

Po apo jo?

Qytetarët: pooo

Edi Ramës i duhet me gënjeshtra dhe me mashtrime, hilera dhe dredhira, mendon se do t’jua kalojë miun nën hundë Europës.

Nuk ia kalon miun nën hundë Europës. Nuk pranon Europa të hapë negociatat me një vend kryeministri I të cilit është kapur duke vjedhur votat me krimin, është kapuer duke vjedhur qindra million euro të qytetarëve të vet. Është kapur duke mbrojtur kriminelët.

Që të kalojë nëpër Europë, kudo ku standartet europiane, vlerat për të cilat luftojmë ne, zgjedhjet e lira, ndarja dhe balancimi i pushteteve, drejtësia e pavarur, liria ekonomike, zbatimi rigoroz I Kushtetutës, janë bibla dhe kurani i qeverive europiane.

Nuk kalon Rama testin e Berlinit, sepse nuk kalpn dot as testin e Kurbinit.

As Berlini e as Brukseli, as Londra e as Parisi, nuk qasin autokratët e korruptuar dhe të inkriminuar. Dhe këtë e kanë bërë të qartë.

Ne duhet patjetër ti hapim rrugën europiane të vendit. Ne duhet patjetër ti hapim negociatat, ndaj duhet një orë e më parë ti japim fund kësaj marrëzie:

Të largojmë Edi Ramën dhe të bashkojmë btë gjithë energjitë tona positive, të djathtë e të majtë, drejt një zgjidhje politike që e rikthen sovranitetin tek njerëzit.

Exit mobile version