Basha i përgjigjet pozitivisht ftesës së Presidentit për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Zyra e shtypit e PD bën të ditur se, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Njoftimi i plotë

Duke iu përgjigjur interesit të shumë gazetarëve ju bëj të ditur se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombetare.

Zoti Basha thekson se, tani është koha që gjithkush të japë kontributin e tij në shërbim të jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve në këto ditë të vështira.

Exit mobile version