Kryetari i PD, Lulzim Basha shkruan në një postim në Twitter se, Rama i ka dhënë 75 milionë euro për mafian e plehrave dhe asnjë lek për shqiptarët e papunë.
“75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve.
Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët, për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit.
Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje.
Zbato planin me 5 pika! Tani!”, shkruan Basha në Twitter.