Basha i përgjigjet Ramës: Je peng i krimit dhe sillesh si kriminel me njerëzit

Kryetari i opozitës, Basha i është kundërpërgjigjur nga twittter deklaratave të Ramës për opozitën duke e konsideruar atë si “peng të krimit”. “Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit dhe sillet si kriminel me njerëzit.

Eshtë peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët”, shkruan Basha në reagimin në rrjetet sociale.

Në një twitter të dytë, Basha thotë se “Shqipëria do të shpëtojë prej këtij hajduti ordiner”. “Ai e shfrytëzon edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkatërruar Teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë.

Prandaj Shqipëria do të shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq. Të gjithë njerëzit e ndershëm ja kanë hequr vizën”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakShkatërrim i historisë dhe shenjë e instalimit të diktaturës
Artikulli tjetërE vërteta e betejës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar