Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi opozitën se po zhyt në terr fëmijët shqiptarë.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Basha shkruan, se Rama është krimineli më i madh i fëmijëve shqiptarë, pasi për herë të parë në 30 vite demokraci janë mbyllur 133 shkolla.
“Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës! Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri”, shkruan Basha në një postim në Twiter.