Basha-Ramës: Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete! Ora e gjykimit po afron!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish Edi Ramës në lidhje me aferat e incineratorëve.

Basha shkruan në Twitter, se halli i Ramës është aq i madh sa mbyll edhe PS-në në një vendgrumbullim plehrash.

Reagimi i kryetarit Basha në Twitter:

Kur për të mbrojtur korrupsionin tënd, mbyll PS në një vendgrumbullim plehrash, kuptohet se e ke një hall të madh.

Por halli yt nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e Shqipërisë. Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete.

Ora e gjykimit po afron!

eee

Artikulli paraprakVjeshta e mbrame e poetit Ramadan Musliu
Artikulli tjetërFushata e çingijeve