Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit duke thënë se kush nuk vjedh, për Edi Ramën fle gjumë. Ai shprehet se nuk ka halle të tilla që Ramën e shqetësojnë, si akuzat për lidhjet me Çyrbet e kapura duke blerë vota krimi, apo “mikun” McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj Bashës.
Postimi i plotë i Bashës:
E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, “pas shpine”, me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje.