Basha i përgjigjet sulmit të Ramës: Për turpin e tij tregohet me gisht si kryeministri me mandat krimi me sekser Çyrben

Kreu i PD-Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, duke thënë se për turpin e tij sot në mbarë botën tregohet me gisht si kryeministri me mandat krimi në Durrës, me sekser Jurgis Çyrben.

Sipas Bashës, Rama është përgjegjës për kapjen e institucioneve shtetërore dhe bashkëpunimin me elemente kriminale për përfitime personale. Ai përmendi skandalet e inceneratorëve, pastrimin e parave në ndërtimin e kullave shumëkatëshe, dhe lidhjet e zyrtarëve të lartë me veprimtari të paligjshme.

Basha theksoi se keqqeverisja e Ramës ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e kushteve të jetesës së shqiptarëve, të cilët po largohen masivisht nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.

REAGIM I LULZIM BASHËS, KREU I DEMOKRATËVE EUROATALNTIKË

Ai që nuk vjedh, ai që nuk bashkëpunon me krimin, ai që nuk arrin deri aty sa të korruptojë edhe shefin e FBI-së të partnerit tonë strategjik, fle sipas Edi Ramës.

Për turpin e tij sot në mbarë botën tregohet me gisht si kryeministri me mandat krimi në Durrës, me sekser Jurgis Çyrben.

Kryebashkiaku i tij i pagjumë për të vjedhur me inceneratorë e 5D, pastron paratë e krimit në kullat shumëkatëshe të Tiranës. Ky nuk është problem për Edi Ramën, sepse ai qëndron prapa tij.

Zëvendëskryeministri në arrati i pandehur për korrupsion, nuk është shqetësimi i Edi Ramë, sepse gjithçka është bërë me dijeninë e tij.

Krimi në pushtet e pushteti në shërbim të krimit nuk është problemi i Edi Ramës, sepse gjithçka është bërë me urdhrat e tij.

Një e nga e një e gjithë qeveria i ka shkuar në burg, sepse kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, sepse kanë bashkëpunuar me krimin dhe ky si gjeli majë plehut krekoset për arritjet imagjinare.

Shqiptarët janë të parët si azilkërkues nga një vend që nuk është në luftë, pensionistët kanë pensionet më të ulëta në rajon, qytetarët paguajnë 60% të shpenzimeve për shëndetësinë “falas” nga xhepi i tyre, e kjo qeveri u rimburson ilaçe pa asnjë efekt për trajtimin e sëmundjeve, vendi ynë ka çmimet më larta dhe pagat më të ulëta në Europë. Ky është realiti që rëndon sot mbi shqiptarët.

E ndërsa nuk i mashtron dot më shqiptarët, vjen vërdallë nëpër botë për t’u folur atyre të cilët duhet të mbajnë me para edhe familjen në Shqipëri për shkak të keqqeverisjes së tij.

Propaganda dhe shfaqjet e kushtueshme nëpër botë nuk i mbushin xhepat e shqiptarëve, por i varfërojnë edhe më tej ato.

WhatsApp Image 2024 11 03 at 12.40.30

Exit mobile version