Basha i prerë: Zgjedhjet nuk i njohim, asnjë bashkëpunim me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të deklarojë se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore, dhe se zgjedhjet janë vjedhur.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me demokratët e njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë, Basha është shprehur se “nuk do të njoh masakrën elektorale të 25 prillit”.

Sa i takon ftesës së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim, Basha tha se “Përgjigja për bashkëpunim pa vija të kuqe, është jo e prerë dhe finale”

“E para, 25 prilli është një masakër zgjedhore dhe unë si kryetar i Partisë Demokratike me përgjegjësi të plotë kam deklaruar se nuk i njoh dhe nuk e pranoj masakrën zgjedhore të 25 prillit.
Nuk i njoh rezultatet e tjetërsuara dhe vullnetin e tjetërsuar të 25 prillit. Dhe së dyti, se përgjigjja e prerë ndaj ofertës për bashkëpunim pa vija te kuqe dhe fletëve të bardha e të zeza të Edi Ramës është një jo e prerë dhe finale.
Nuk besoj se Edi Rama ka pritur diçka tjetër prej meje, ndaj këtu vijmë tek rreziku i dytë disavantazhi i kësaj gare në këto momente dhe instrumenti i dytë që Edi Rama po përpiqet të zhvillojë është po kështu një instrument i njohur, i vjetër dhe i dështuar“-tha Basha.

Exit mobile version