Basha: I them Europës, mos ndëshko popullin tim, ne do t’i heqim vizën Edi Ramës dhe krimit të organizuar

Kreu i opozitës lulzim Basha u shperh se, ne do t’i heqim vizën Edi Ramës dhe bashkë me të edhe krimit të organizuar. “I them Europës, mos ndëshko popullin tim, ne do ia heqim vizën Edi Ramën, bashkë me të edhe krimit të organizuar. Ne do t’i kthejmë shqiptarëve dinjitetin që u takon”, u shpreh Basha.

Kreu I opozitës, Basha ka treguar edhe njëherë bindjen e tij dhe të opozitës se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Për Bashën, opozita nuk do të lejojë që më 30 qershor Bashkitë të kapen nga kjo maxhorancë, e cila më pas ti përdorë si taksidarë kundër qytetarëve të saj.

Këta tradhtuan qytetarët kur i mashtruan për shëndetësinë falas, për uljn e taksave dhe u sulën si çakej duke ngritur çmimin e naftës duke e bërë më të shtrenjtin në Evropë.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve të shumtë në mbikalimin e Bradasheshit në Elbasan, Basha u shpreh se, me Ramën kryeministër Shqipëria është zhytur në mjerim.

“Zullume e krime në jetën e çdo shqiptari. Në këtë protestë janë bashkuar hallet e qindra mijëra të rinjve sikundër në të gjithë Shqipërinë. Sot jetojnë kohët më të pasigurta që ka njohur rinia dhe drejtohen të largohen drejt pasigurisë së emigracionit.

Ekonomia në duart e kriminelëve, paratë shkojnë në xhepat e kryeministrit, Damian Gjiknuri e Qazim Sejdini me shokë. Gjendja e fermerëve ka arritur kufijtë e ekzistencës, sikundër mjekët, infermierët dhe mësuesit.

Ne jemi këtu e nëna e të gjitha të këqijave është vjedhja e votës. Duke tjetërsuar vendimin e shqiptarëve Rama ka shkatuar mjerimin më të madh, papunësinë më të madhe, dëshpërimin më të madh”, deklaroi Basha.

Katër oligarkë që vjedhin 33 miliardë euro dhe nuk bëjnë asnjë shërbim, por shkatërrojnë ekonomimë. Edi Rama nuk ka forcë që të shpëton.

Ne jemi bashkë për të çeluar së bashku ditën e re të shpresës për Shqipërinë. Që nesër ligji të jetë i barabartë për të gjithë, ku të mos punojë për taksidarët e terrorit.

Do t’i japim fund makthit ekonomik, mjerimit dhe shpopullimit të shqiptarëve.

Unë ju jap fjalën se jemi bashkë jo thjesht për një rrotacion por mbi të gjitha për ti dhënë fund tranzicionit të gjatë në Shqipëri.

Pa votë të lirë, pa zgjehdje të lira, nuk mund t’i japim fund mjerimit, nuk mund të ndërtojmë një shëndetësi që të kujdeset për një njerëzot, pa një parlament dhe qeveri legjitme, është e pamundur të ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme.

Do të bëjmë realitet për shqiptarët ëndrrën evropiane. Ne hoqëm bizat, futëm vendin në NATO, por sot me këto standarde nuk mund të bëhemi pjesë e sotme e Evropës

I them Evropës, mos ndëshko popullin tim, ne do ia heqim vizën Edi Ramën, bashkë me të edhe krimit të organizuar. Ne do t’i kthejmë shqiptarëve dinjitetin që u takon.

Beteja vazhdon, me 30 qershor ne nuk do të lejojmë farsë zgjedhore.

Zgjedhje pa opoziutën huk do të ketë. Kjo ditë nuk do të gdhijë më 30 qershior dhe këta nuk do ti kapin bashkitë”, tha Basha.

Exit mobile version