Nga Ermal Peçi
Para shumë kohësh shkruaja për “ Pushtetin e Thashethemeve” një pushtet i cili u ngrit për të baltosur në maksimum figurën e kryetarit të PD-së dhe për të treguar një realitet politik që është shumë larg asaj që përcjellin mediat e pushtetit. Prej kohës i gjithë mekanizmi i propagandës jo vetëm u ngrit për ta sulmuar edhe për ta bërë pis, por edhe për ta tërhequr në vorbullën e vet të zhurmës të përditshme. Parada e individëve që e shisnin veten si njerëz të cilët Amerika i kishte përzgjedhur, ishin një masë e madhe jo vetëm nga individ të cilët nuk kishin një profil të lartë politik por edhe nga deputetë të opozitës së errësirës që në kafenetë e tyre sajonin biseda se Basha nuk ka akses në SHBA.
Të gjitha këto mekanizma edhe instrumente kishin edhe kanë në prapaskenë, kastën e vjetër politike shqiptare, mamuthët e tranzicionit. Kjo kastë politike e cila ka kaq shumë frikë nga ndryshimi i pushtetit dhe përballja me drejtësinë e cila është një investim i partnerëve tanë strategjikë edhe sidomos i SHBA-së.
Përsëri gjatë kësaj jave u zhvillua e njëjta zhurmë për të larguar fokusin nga vizita e rëndësishme e Bashës në Uashigton. Berisha mblodhi Kuvendin më 2 dhjetor ku caktoi trashëgiminë e tij politike duke përcjellë një mesazh të qartë edhe për ata që i gënjeu mendja se mund të përfitonin nga baseni politik i votave të tij.
Përballë gjithë kësaj zhurme mediatike që kërkon me flakadanë edhe zhurmë politike, mesa duket faktori i SHBA-së jo vetëm që nuk i dëgjon, por edhe po vazhdon agjendën me individin që ata kanë zgjedhur si interlokutor të tyre të opozitës e cila në fakt tregon se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm në Shqipëri. Por deri sa të arrijmë te kryeministri i ardhshëm, fakti është që Basha sot për sot është interlokutori i vetëm në këtë opozitë të copëzuar edhe me fragmente antiamerikane.
Vizita e Bashës në Uashington ka edhe vlerë simbolike jo vetëm për vizionin që duhet të ketë Partia Demokratike por edhe vlerat që ajo do të përfaqësojë në të ardhmen. Vetëm në disa ditë takimesh me përfaqësues të senatit amerikan, me figura të larta politike kryefjala e takimeve ka qenë drejtësia dhe vettingu në politikë, dy instrumente që kthejnë vendin tonë në një ecuri normale por edhe largojnë influencat ekonomike-kriminale nga politika shqiptare. Prandaj përtej zhurmës mediatike, tamtameve të Berishës për të larguar fokusin nga politika e vërtetë, lajmi i këtyre ditëve është vizita e Bashës në SHBA edhe mesazhi që individi i vetëm i opozitës shqiptare që është interlekutor me ndërkombëtarët në nivele të larta dhe shihet si kryeministër i ardhshëm është Lulzim Basha./dritare.net