Basha: Investimet e vetme të kësaj qeverie, avionë për shfaqje bajate që duken e zhduken

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me biznesmenët në Fier komentoi edhe vendosjen e emrit ‘Air Albania’ për stadiumin e ri që do të inaugurohet në Tiranë.

Për Bashën është e dyshimtë se, si kompania ajrore shqiptare, të cilën e quan sajesë gjeti paratë për ti vënë emrin stadiumit, ndërsa gishtin e drejton nga kryeministri Rama të cilin e akuzon përsëri për qeverisje fasadë.

‘Nuk flasim dot për një investim të huaj perëndimor përveç shfaqjeve bajate me mashtrime avionësh që duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines, por lyer me bojën e Edi Ramës si Air Albania qe ndonëse është një sajese shumë e dyshimte papritur na ka gjetur para për të financuar e për t’i vëne emrin stadiumit.

Se ku i bëri ato para hajde merre me mend. Por e rëndësishme është kjo. Që nuk kemi asnjë investim serioz të huaj.

Ndryshe nga kjo qeveri që ka vetëm fasadën për mua dhe PD në zemër të vizionit tonë për të nxjerrë vendin nga kriza është një biznes i çliruar nga bandat, një biznes i fuqizuar i përtërirë’, tha Basha.

2 1

Artikulli paraprakBasha: Kriza që po kalon vendi nuk ka kursyer biznesin e vogël. Dyqanet janë bosh njësoj si arka e shtetit
Artikulli tjetërBasha: Bizneset nën 140 milionë lekë të vjetra s’do paguajnë taksa. Kasa fiskale s’do ketë më këtë funksion