Basha: Investimi i Ramës është te Berisha, PD s’duhet të merrej me kauza personale

Basha, në studion e emisionin “Log”, ndër të tjera tha se Partia Demokratike nuk është në duart e Sali Berishës, por të Edi Ramës.

Ai tha se nuk kanë ndërmend të lejojë Ramën “të ketë luksin të grabisë mandatin e katërt, pa dhënë llogari për mandatin e 3, 2 për ekonominë, për lidhjet me krimin”.

“PD nuk e mori Berisha, e mori Rama me duart e Berishës. Berisha u përdor nga Edi Rama dhe vendosi ekuivokun të cilin e keni parë të shpallet në sloganin e PS. Jo pak i ngjashëm me atë të fushatës së 2021. Në zgjedhjet e ardhshme, është o Edi Rama o Sali Berisha. Ky është luksi që investoi Edi Rama dhe me të cilin u ka rob Berisha.
Nuk kemi ndërmend të lejojmë Edi Ramën të ketë luksin të grabisë mandatin e katërt, pa dhënë llogari për mandatin e 3, 2 për ekonominë, për lidhjet me krimin. Madje edhe për mandatin e tij personal është prodhim i bandave kriminale të Durrësit.
Jemi këtu për të siguruar shqiptarët të kenë një alternativë që shpalos një program të vërtetë që e nxjerr Shqipërinë nga ky udhëkryq.
Fokusi i PD duhej të ishte ecja përpara dhe jo ngecja në një luftë të brendshme. Fatkeqësisht investimi Ramës pati sukses. Beteja për të përçarë opozitën ka shenjën e gishtave të Edi Ramës, jo vetëm atë si person, por oligarkët, mediat e kontrolluara nga ai dhe krimi”, tha Basha.

Artikulli paraprakMcGonigal/ Basha: Rama korruptoi zyrtarin e lartë amerikan për të më goditur mua, akt i paprecedentë që nuk amnistohet
Artikulli tjetër“1 milion euro më pak për SPAK nga buxheti”, Basha: Rama saboton reformën në drejtësi, mandati i tij prodhim i bandave