Basha: Izolimi ndërkombëtar për Ramën po ndëshkon Shqipërinë, i vetmi vend pa asnjë qindarkë nga projektet e BE

Lideri i opozitës, Lulzim Basha shkruan në një postim në Facebook se, Shqipëria ishte i vetmi vend që doli nga Samiti i Poznanit pa asnjë fond kjo për shkak të ndëshkueshmërisë që ndërkombëtarët po i bëjnë Ramës. Basha shkruan se, ky është një ndëshkim i qëllimshëm ndaj një qeverie të korruptuar.

Postimi i plotë

Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019.

Është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian.

Fatkeqësisht izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari.

66443247 2495955490455617 2483921647615082496 n

Exit mobile version