Në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha tregoi dallimin e marrëveshjes së 17 majit 2017 që ai bëri me Edi Ramën me pazarin që ai e quan mes PS-së dhe Rithemelimti së fundmi.
”Marrëveshja e 17 majit u përshëndet nga të gjithë. Me një google search i gjen lehtësisht, sa të eksituar ishin pavarësisht se unë isha skeptik, por ata ishin shtyrësit kryesor të kësaj marrëveshjeje.
Pastaj i dolën kundër sepse nuk ishin në listat e deputetëve. Marrëveshja u publikua në orën 5 pasdite. Pazari është diçka tjetër, është sekret. Në një ambient të hapur fjala qarkullon.
Dhe pa diskutim që këto përpjekjet e eksponentët e PS lidhur me Sali Berishën, nuk janë gafa janë pjesë e një mendësie. Pasi Rama projekton tek fati i Sali Berishës, fatin e vet.
Është pazari i individëve për hallet e tyre. Bëhet për interesat e tyre dhe i kundërvihet interesave absolute të shqiptarëve. Ky është ndryshimi bardh e zi nga një marrëveshje politike.
Marrëveshjet politike duhet të jenë transparente. Kjo kulturë e marrëveshjes transparente është përbaltur nga këta njerëz. Ne jemi kundër kësaj”, tha Basha.