Nga Strasburgu, ku është pjesë e punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Lulzim Basha, në intervistën për Ora News ka folur për programin e prezantuar përpara shqiptarëve në 1 qershor.
Sipas Bashës demokratët euroatlatikë është i vetmi formacion politik që ka shpalosur një program të plotë, fryt i punës të mbi 100 eskpertëve vendas e të huaj, dhe se përkushtimi i forcës politike që ai drejton është ndaj alternativës që kanë gati për shqiptarët.
Ai shtoi se e keqja që ka kapluar vendin nuk mundet vetëm me denoncime, as nga individë që kanë vendosur fatin personal mbi interesat e shqiptarëve, por përmes një vizioni dhe një oferte konkrete, siç është programi i prezantuar në fillim të muajit nga demokratët euroaltantikë.
“Ne jemi forca e vetme politike që jemi gati, sepse pavarësisht betejës pa të drejtë që në fillim nga qeveria dhe natyrisht dhe nga ata komponent të cilët kanë vendosur fatin e tyre personal mbi fatin e shqiptarëve, mbi fatin e opozitës, mbi fatin e Partisë Demokratike, ne kemi përdorur gjithë këtë kohë jo vetëm për organizimin tonë politik në terren, por edhe për shpalljen e programit.
Më 1 qershor, pavarësisht të gjithë përpjekjeve të qeverisë për të mbajtur debatin të mbërthyer në çështjet e vulës dhe të logos, ne shpallëm një alternativë politike e cila siç e dini dhe ju fare mirë u përqafua në masë nga publiku. Me një komponent fare të qartë për të mbështetur familjet shqiptare, fondi për mirëqenien e familjeve shqiptare. Nis me bonusin për çiftet e reja, për 30 mijë çifte të reja programi ynë ofron një pagesë të plotë të interesave të kredive ku blejnë një banesë të tyren. Më pas bonusin e bebeve, dy fëmijët e parë 2 miëj euro dhe fëmija e tretë 20 mijë euro, të shoqërohet me investimet e shtetut në programin tonë për të mundssuar drekën e paguar nga shteti në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar, për të gjithë fëmijët e shqiptarëve. Si dhe shtimin e kapaciteteve të shkollave me mbi 7500 instruktor, mësues, në mënyrë që pas mbarimit të orarit zyrtar çdo fëmij të ketë mundësinë deri në orën 4 apo 5 pasdite të studiojë një gjuhë të huaj, kompjuterin, apo sport, apo art, duke bërë detyrt e shtëpisë. Duke i dhënë pra një mundësi të jashtëzakonshme familjeve shqiptare, prindërve shqiptarë, duke marrë përsipër për një pjesë jo të vogël të kohës, si me thënë mbarëvajtjen e fëmijëve të tyre edhe pas mbarimit të orarit mësimor. Vazhdojmë me programin tonë për asnjë fëmij mos të mbetet mbrapa, në kuptimin që asnjë bij apo bir shqiptari mos të mbetet pa studiuar apo pa marrë një profesion, apo pa marrë edukimin universitar, përmes sistemit tonë që i mundëson edhe familjeve me të ardhura minimale të kenë mundsi të dërgojnë fëmijët e tyre në universitet. Dhe përmbyllet ky fondi i mirëqenies së familjeve me iniciativën tonë që 10 mijë student që mbarojnë shkollën të kenë një stazh të paguar me pagë minimale 300 mijë lekë të vjetra në muaj, për të bërë një urë nga shkolla drejt tregut të punës. Vijmë te programi ynë ekonomik, me taksën e sheshtë 9%. 9% për tatimin mbi të ardhurat personale, 9% për tatim fitimin. Mbeten të përjashtuara rrogat minimale nën 500 mijë lekë, mbetet i përjashtuar biznesi i vogël nën xhiro 140 milionë lekë të vjetra në vit i cili paguan jo më shumë se 1% të xhiros tek pushteti vendor. Vazhdojmë me iniciativën tonë për themelimin e 4 kampuseve të mëdha për tranimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit, me qëllimin që pas 4 viteve të para, 25 mijë të reja dhe të rinj, vajza dhe djem të shqiptarëve të kenë marrë diplomën, të jenë në gjendje të jenë në tregun e teknomogjisë së informacionit me rroga jo më pak se 2 mijë euro në muaj. Vazhdojmë me propozimin tonë për luftën kundër korrupsionit, një shtyllë shumë e rëndësishme e cila nënkupton mbështetje totale ndaj SPAK, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Shndërrimin e KLSH në një gjykatë me forcë ekzekutive dhe krijimin e njësisë për zbulimin dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura. Dhe po kështu me propozimet e tjera që kanë të bëjnë me themelimin e xhandarmërisë kombëtare, për programin për 5 mijë të rinj dhe të reja në Forcat e Armatosura për të shërbyer për një periudhë 4 vjeçare gjatë së cilës u ofrohet me pagesë nga shteti, arsimi ose profesion dhe pas kthimit të shërbimit deri në moshën 45 vjeçare shërbejnë si rezervist. Natyrisht pjesë e programit tonë janë ato zotime të shtresave që e kanë parë veten gjithmonë të tradhëtuar nga PD në të kaluarën e kam fjalën në veçanti për pronarët dhe për të përndjekurit. Programi ynë për pronën synon që me një goditje t’i jap fund hipokrizis dhe tradhëtisë që u është bërë pronarëve në këto 34 vite me parimin: prona kthehet ku është e lirë, kompensiohet me vlerë tregu aty ku nuk është e lirë. Dhe në këtë mënyrë i jepet fund edhe hipokrizisë së 7501, legalizimeve dhe të gjithë programeve të tjera që u nisën dhe kurrë nuk u përfunduan dhe po kështu dhe angazhimet tona ndaj të përndjekurve. Pra, jemi të vetmit që kemi një program të plotë, kemi strukturat, kemi organizimin dhe sigurisht kjo e keqe nuk mundet thjesht me denoncimin e saj që është pjesë e rëndësishme. Por mundet me nj program, me një vizion dhe një përkushtim total” – tha Basha.