Basha: Jo ndryshim, “ik ti të vij unë”, por qeveri që ka interesat e njerëzve, interesat e rinisë së pari

“Dua t’jua them fare qartë: Nëse ndryshimi është thjesht ndryshim karrigesh, ik ti të vij unë, asgjë nuk do të ndryshojë. Një ndryshim i tillë nuk do t’i shërbejë Shqipërisë, nuk do t’i shërbejë shqiptarëve, nuk do t’i shërbejë rinisë”, u tha sot kryetari i PD, Lulzim Basha, studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës gjatë një bashkëbisedimi me ta.

“Që ndryshimi të jetë i vërtetë duhet të kemi një qeveri që ka interesat e njerëzve, ka interesat e rinisë së pari, dhe kjo nis duke bërë të mundur që në veçanti ju që jeni në përfundim të studimeve por jo vetëm, edhe ata që janë në studim e sipër, por edhe ata që nuk kanë arsimin e lartë, të shohin tek qeveria dhe te masat e qeverisë një urë të sigurt për të kaluar nga auditori apo nga shkollat e mesme profesionale drejt tregut të punës. Dhe ky është synimi ynë me programin tonë të stazheve. Ky është synimi ynë me programin tonë të arsimit profesional”, u shpreh Basha.

Exit mobile version