Basha: Ka një lajm të mirë, Rama ka mbaruar dhe s’do të ketë një vit tjetër vjedhjesh

Kryetari i opozitës ka deklaruar se përmes një morie lajmesh negative të vjedhjeve dhe shpërdorimit që i bëhet buxhetit të shtetit dhe parave të taksapaguesve ka edhe një lajm të mirë, “Rama ka mbaruar dhe ky është viti i fundit i këtyre vjedhjeve. Nuk do të ketë më një vit tjetër për të vjedhur”, tha Basha duke ju referuar këtu zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryedemokrati Basha ka dalë në një konferencë për shtyp për të përkujtuar 10 vjetorin e lëvizjes pa viza në zonën Shengen të shqiptarëve, një ëndërr e bërë realitet siç tha, nga qeveria e demokratëve asokohe, por që kishte prioritet qytetarët dhe jo veten e saj.

Duke iu drejtuar shqiptarëve 10 vite pas asaj dite, kur shoqëroi vetë 50 srtudentët e parë në Bruksel, udhëtimi i parë ky pa viza, Basha bëri një tjetër premtim: Anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Para 10 vitesh mori fund makthi i stërgjatur i familjeve në radhë për të marrë një vizë, vite e dekada të prindërve pa vizituar fëmijët e tyre në të 4 anët e globit. Sot 10 vite më parë Shqipëria arriti stacionin e lëvizjes së lirë, të dinjitetit për të lëvizur vetëm me pasaportë shqiptare në Shengen. 10 vite më parë ne realizuam një ëndërr. Ia vlen ta kujtojmë se kur nisëm punën shumica nuk e besonte se ajo ditë do të vinte. Një komb i rraskapitur në dyert e ambasadave, një mur i lartë njësoj si ai i Berlinit i ngritur në mes të famljeve të shumicës dërrmuse të shqiptarëve. Ishtë proces i vështirë i ndërlikuar, por ne ia dolëm ta bënim realitet lëvizjen e lirë.

Delegacioni i BE ka përmbledhur disa momente të veçanta të 15 dhjetorit 2010. U përmbushën 150 kushte, bashkëpunim i jashtëzakonshëm me BE, Europolin, policitë e tjera dhe policinë shqiptare. Pata nderin të shoqëroj grupin e parë të shqiptarët që lëvizën pa viza.

Ia vlen ta kujtojmë e tregomjë çfarë mund të arrijmë ne bashkë kur kemi vizionin e qëllimin e duhur, ishin 150 kushte por ia dolëm t’i realizojmë në më pak se 2 vite, modernizuam kontrollin në kufi, dhamë garanci se heqja e vizave nuk do çonte në fluks azilkërkuesish, nuk i kalonte 430 individë numri i azilkërkuesve. Kjo ishte dëshmi e forcës së kombit tonë me lidership të duhur, të përkushtuar ndaj njerëzve, qeveri që punon për njerëzit, jo peng i një grushti kriminelësh apo oligarkësh që i ushqen me buxhetin e shtetit në kurriz të qindra mijëra shqiptarëve.

Jam krenar që kam bërë detyrën time, e kam provuar bashkë me ekipin qeverisës që asgjë s’na ndal për të arritur qëllimet më të mira nëse kemi prioritetet e duhura, nëse prioritet janë njerëzit, jo vetëvetja. Siç kemi punuar për të hequr vizat që askush nuk e besonte, kështu me një bashkim të ri të shqiptarëve do bëjmë të mundur edhe një hap tjetër të rëndësishëm siç është anëtarsimi i Shqipërisë në BE. Sot në këtë ditë të errët për vendin thirrja ime për shqiptarët është kini besim! I kemi mundur vështiriësitë dhe bashkë di ia dalim sërish”,- tha Basha.

Exit mobile version