Basha: Kam propozuar vetingun në politikë dhe heqjen e imunitetit, i mbajnë fshehur dhe larg debatit publik

Në vazhdën e takimeve të tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u ndal në degën 4 në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se që prej 7 nëntorit ka propozuar vetingun e politikanëve, mirëpo për këtë nuk ka asnjë debat publik, asnjë emision mediatik, e kanë fshehur me qëllim të mos bërit pjesë të axhendës parlamentare.

“Ka që në 7 nëntor propozimi i PD, e kam çuar si kryetar i PD me firmën time për vettingun e politikanëve. Asnjë debat publik, e kanë fshehur, e kanë zhdukur, e kanë shteruar, asnjë emision mediatik.” – tha Basha.

Po ashtu, kryedemokrati u ndal edhe në propozimin e heqjes së imunitetit për deputetët, duke e bërë atë të barabartë përpara ligjit si të gjithë qytetarët e tjerë. Basha tha, gjithashtu, se ishte imuniteti që u bë pengesë për arrestimin në kohë të Arben Ahmetaj.

“Propozimi tjetër ka të bëjë me heqjen e imunitetit. E kemi shembullin, për shkak të imunitetit parlamentar zëvendëskryeministri nën hetim për inceneratorët pati dy javë kohë të ujdiste gjërat dhe të arratisej. Pse i japin dy javë kohë ndonjërit këtu në sall nëse nis hetimi penal? Po sa e sa të pafajshëm janë plas në birrucë. Ndërsa parlamentari ka 2 javë kohë. Sa të shkojë kërkesa në parlament, pastaj të shkoj në komision të mandateve, bëhet diskutimi, po të shtyhet pak diskutimi një ditë, dy ditë, dhe çfarë bëjnë, arratisen. Pse duhet që parlamentarët duhet të gëzojnë të drejta të tilla dhe qytetarët jo. Propozimi ynë I jep fund këtij realiteti me dy faqe, me dy Shqipëri. 140 shqiptarë që janë mbi ligjin dhe pjesa tjetër të cilët i nënshtrohen kërbaçit shpeshherë të padrejtë. Edhe për këtë nuk flitet. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë.”

Exit mobile version