Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Basha shjkruan në një postim në Facebook se, ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht.
“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.
Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.
Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”, shkruan Basha.