Basha u shpreh nga Lezha se detyra jonë si demokratë është të jemi me njerëzit, për njerëzit në radhë të parë për të prekur problemet e tyre.
“Ne nuk mund të vijimë me premtime demagogjike, – tha Basha, – por do të vijmë me propozime dhe zgjidhje konkrete.”
Basha: “Pa vënë dorën në plagë, pa qenë aty ku problemi gërryen jetë njerëzore, shkatërron ekonomi, përçan familje, largon familjet e tyre, nuk mund të marrësh përsipër të japësh zgjidhje të plota. Ndaj detyra jonë si demokratë është të jemi me njerëzit, për njerëzit në radhë të parë për t’i prekur ato probleme ashtu siç janë. Dhe së dyti të vijmë me zgjidhje që nesër do të jenë në zbatim. Sepse në qoftë se ka një aset të cilën kjo politikë 34-vjeçare, jo e ka djegur, por e ka hedhur në erë, është besueshmëria e politikës. Si mund të kesh besueshmëri kur e merr pushtetin duke premtuar 300 mijë vende pune dhe largon 1 milionë shqiptarë. Si mund të kesh besueshmëri kur e merr pushtetin duke premtuar shëndetësi falas dhe çon qindra milionë euro në aferën e shekullit, që është afera e inceneratorëve. Si mund të kesh besueshmëri kur premton legalizime falas dhe problemi me pronat vazhdon të mbetet jo i pazgjidhur, por nyje në fytin e të ardhmes të shoqërisë shqiptare. Ne nuk do të vijmë me premtime demagogjike, ne do të vijmë me propozime dhe zgjidhje konkrete.”