Basha kërkon kontributin e qytetarëve: Përballë kësaj qeverie të korruptuar, të ndërtojmë së bashku një alternativë të re

Kryetari i PD, Lulzim Basha, kërkon mendimin e qytetarëve për programin dhe ekipin e kandidatëve për deputet. Përmes nje video Basha rendit të korruptuarit dhe të inkriminuarit e qeverisjes se Edi Ramës, ata që janë dënuar, janë arrestuar dhe janë nën hetim.

Në mesazhin e tij zoti Basha thekson se çdo shqiptar e di që kjo qeveri është e korruptuar, shqiptarët duan dhe presin një alternativë të re.

Në postimin që shoqëron videon Basha shkruan:

“Përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, ku pagat janë më të ulëtat në rajon e çmimet më të lartat, na duhet një alternativë e re. Një program që siguron mirëqenie dhe ekip i besueshëm për ta realizuar atë.

Për këtë na duhet ndihma dhe kontributi juaj.

Na jepni mendimet për programin elektoral dhe propozime se kë doni të keni kandidat për deputet”

Kryetari i PD ka bashkëngjitur edhe adresën e -mail: unebesoj@pd.al. dhe numrin e whatsApp. 00355 69 7039465 ku qytetarët mund të kontribuojnë me propozimet e tyre për programin dhe kandidatët.

Exit mobile version