Basha: Kjo bandë kriminale është në ditën e fundit, më 2 qershor të gjithë së bashku të shporrim Edi Ramën

Në fjalën e tij gjatë takimit në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë, Basha falenderoi të pranishmit dhe të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive në protestat e Opozitës që nga 16 shkurti deri më sot, dhe u ka bërë thirrje të jenë po kaq masivë edhe në protestën e datës 2 qershor në orën 19.00 që do të mbahet në Tiranë përballë zyrave të kryeministrit Rama.

“Partisë Demokratike të qytetit së pari doja tju falenderoja nga zemra nga këtu për përballjen, venndosmërinë dhe fitore që po buzeqesh nga ditë në ditë.

Të gjithë e pamë se si radhët e protestës popullore shtohen nga ditë në ditë.

Gjatë këtyrë ditëve kam qenë për fat të mirë në shumë qytete por më pak në Tiranë.

Ju po e shikoni si është atrmosfera anembanë gjithë vendit e jashtëzakonshme.

Atmosferë shprese, kurajoje për të luftuar në një betejë që e ka të sigurtë fitoren e popullit të bashkuar

Por një betejë që vazhdon dhëmb për dhëmb/

Nga njëra anë qindra milion euro paratë e taksapaguesve shqiptarë që dikush do thoshte sot që ata po i luajnë kumar.

Jo, jo, kjo bandë kriminale ditën e fundit në furrnaltës suaj që ka ndezur popullin është vërsulur si kurrë ndonjëhërë në histori, në atë që është buka e gojës së fëmijëve shqiptarë

296 milion euro është njëra prej këtyre stekave vetëm për 17 km rrugë, për Milot- Balldren ,

Rrugën e florintë, jo për qytetarët, jo për popullin, jo për lezhjanë, po për një grusht banditësh rreth tij.

Këtë javë shumë prej jush keni qenë në derën e biznesit e vogël për të ndarë programin tonë dhe për ti dhënë një program shprese që të punojnë me dinjitet dhe të shijojnë frutet e punës së tyre”, u shpreh Basha.

Basha theksoi se në momentin kur Shqipëria, pas 3 rekomandimeve pozitive priste dritën jeshile të hapjes së negociatave, jo vetëm që vjen dritë e kuqe, por sot kemi një tjetër lajm të hidhur.

“Komisionit Evropian zyrtarisht i është dorëzuar kërkesa e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, e Holandës, për të rivendosur vizat për qytetarët shqiptarë. Ky është turpi, ky është krimi i Edi Ramës dhe i bandës së tij të babëzitur.

Ne jemi sot këtu të vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Dhe kjo është një betejë shprese për çdo shqiptar, kjo është një betejë ndryshimi për të gjithë njerëzit dhe jo vetëm për një grusht njerëzish”, tha Basha.

Exit mobile version