Basha: Kjo është betejë që do të çlirojë vendin nga klika mafioze

“Kjo është betejë që do të çlirojë vendin nga klika mafioze. Ky është një bashkim që do të çlirojë udhëtimin europian të Shqipërisë dhe do çlirojë Shqipërinë nga banda kriminale e Edi Ramës. Asnjë fasadë nuk pi më ujë. Kupa është mbushur. Edi Rama është shkaktari. Me Edi Ramën nuk do të ktë as zhvillim, as integrim por vetëm betejë të përditshme deri në largimin e klikës që ka zaptuar qeverisjen e vendit. Parlamenti i krimit ka marrë fund një herë e përgjithshmonë” Kryetari PD, Basha ka bërë të qartë se opozita nuk njeh legjitimitetin e Parlamentit dhe ka kërkuar largimin e Ramës nga qeveria.
Kryetari i PR, Mediu deklaroi se duhet shembur muri i fëlliqur i krimit dhe korrupsionit. “Ne sot jemi këtu si qytetar të lirë. Njerëz që besuan tek liria dhe duan të ndërtojnë ëndrrën evropiane, por për fatin e keq është ndërtuar një mur i madh nga Edi Rama.
Janë të gjithë shqiptarët që po vuajnë dhunën, varfërinë e këtij pushteti. Është në dorën tonë ta shembim këtë mur të fëlliqur mes nesh. Zëri ynë duhet të dëgjohet në çdo skaj të Shqipërisë”, tha Mediu.
Protestuesit e opozitës po hedhin kapsolla dhe tymuese përpara selisë së Parlamentit, duke tensionuar kështu situatën.
Me thirrjet “Rama ik”, qindra mijëra protestues opozitarë janë mbledhur përpara Parlamentit, ku pritet të nisë seanca plenare.
Deputetët socialistë kanë shfrytëzuar hyrjet anëse të ndërtesës së Parlamentit për të hyrë brenda saj.
Nga ana tjetër, forcat e rendit janë bërë “gardh” përpara protestuesve.

Exit mobile version