Basha: Kjo qeveri bie brenda 7 ditëve nëse…

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi se qeveria bie brenda shtatë ditëve nëse populli ngrihet dhe rrethon Kryeministrinë. Basha i bëri thirrje kujtdo që të ngrihet në lartësinë qytetare për të protestuar. Basha tha se nëse intelektualët dhe gazetarët vendosin të qëndrojnë mënjanë duke anashkaluar detyriemt e tyre si qeveriatre ndaj një diktature krimi, atëhere kjo është një oksigjen që i jepet qeverisë.
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot në emisionin “Të paekspozuarit” në Neës24 se nuk do të ketë më asnjë negociatë me Edi Ramën.
Nisur nga analiza e Andi Bushatit se vettingu në politikë mund të jetë një shtrirje dore ndaj Ramës, Basha tha se nuk do ketë më negociata. Bushati tha se nuk është i besueshëm pasi kështu ka deklaruar edhe më parë.

DEBATI
Andi Bushati: Nuk duhet. Kjo e vettingut të politikanëve është një flluskë sapuni. Ose është një qasje naive ose një shtrirje dore për një marrëveshje të dytë me Ramën. Ajo që ju thoni dekriminalizmi, qe një dështim. Ju fituat dekriminalizmin, Rama fitoi zgjedhjet. Bëri një truk dhe solli një tjetër lloj krimineli në parlament. Prandaj çështja kryesore këtu do punojmë për të përmirësuar Edi Ramën, apo për të shporrur Edi Ramën. Ju jeni tek iluzioni që duhet të pastroni Edi Ramën, Ka marrë fund kjo histori. Jeni në barrikadën, do e flakni tej apo doni lëmoshë nga Edi Rama, doni tavolinë me Ramën?
Lulzim Basha: Kjo që shtron Bushati na çon në marsh të pestë tek procesi. Ajo që flisnim është përmbajtja. A duhet të largohen politikanët e lidhur me krimin nga institucionet? Nuk ka për të pasur më asnjë negociatë me Edi Ramën.
Andi Bushati: Nuk je i besueshëm. Se këtu në këtë studio thatë që nuk hyhet në zgjedhje me Edi Ramën.
Lulzim Basha: Më latë vetëm ju. Kam bërë betejën 180 ditë. Ju duhet të ndani shumë gjëra, që ka rëndësi t’i kuptoni. Nëse doni të largojmë Ramën dhe të vijë një tjetër Ramë që të bëjë dhe km dhe shoqërinë civile, atëherë nuk do ndryshojmë asgjë. Ne si opozitë nuk jemi këtu vetëm për të larguar Ramën por të mos vijë një tjetër Ramë. Duam të ndryshojmë sistemin.

Artikulli paraprakOficeri Nuhu: Pse donin të më ekzekutonin dhe roli i Ballës
Artikulli tjetërFaqja e pare