Basha: Kjo qeveri e ka kthyer vendin në republikë bananesh

Basha: Këto renditje janë pasqyrimi i gjendjes në të cilën ndodhet Shqipëria. Një krizë korrupsioni, e cila pengon vendin të ecë përpara

Pra, përtej revoltës që mund të shkaktojë pozicioni ku kjo qeveri e ka zhvendosur vendin, në këtë gjeografinë e republikave të bananeve, këto renditje janë pasqyimi i gjendjes në të cilën ndodhet Shqipëria sot.

Me pasoja që lexohen qartë në krizën ekonomike, politike, sociale dhe demografike, që në thelb është një krizë korrupsioni, e cila pengon vendin të ecë përpara. Pengon shqiptarët të zhvillojnë potencialin e pakufishëm që kemi si popull dhe si titullarë legjitim të një vendi të pasur, por mizorisht të vjedhur.

Sepse korrupsioni gjendet kudo. Te cmimet e energjisë, te ato të karburanteve, te mungesa e ilaceve nëpër spitale, te mungesa e vendeve të reja të punës, te pagat dhe pensionet e ulta, te listat e gjata nëpër ushqimore, te produket që flaken në kanale, te prona e mohuar dhe e pakompensuar, te krimi që merr për kot, te varfëria që rritet, te radhët e të rinjve dhe të rejave te ambasada gjermane, apo te pritja plot ankth e llotarisë amerikane.

Të gjitha këto janë simptoma të një plage që gërryen themelet e shtetit, që vret demokracinë, që pengon zhvillimin e vendit.

Megjithatë unë e di që nuk është e mjaftueshme të flasësh për korrupsionin dhe të denoncosh atë. Ai duhet mposhtur.

Artikulli paraprakBasha: Taksa e ryshfetit u kushton bizneseve shqiptare rreth 550 milionë euro në vit
Artikulli tjetërMe Sigurimin KASKO nga SIGAL UNIQA, makina juaj në duar të sigurta