Basha: Koha për të zgjidhur krizën politike

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi gjatë një konferencë për gazetarët se sot është koha për të zgjidhur krizën politike. “Nuk ka e nuk do të ketë asnjë skenar tërheqjeje nga mjetet demokratike, siç janë protestat, por sot, e gjithë vëmendja jonë është t’i japim një shans vendit, për ta zgjidhur këtë krizë politike”, tha Basha.

Pikat e forta të deklaratës së Bashës
Vendimi i dy grupeve kryesore parlamentare CDU – CSU dhe PSD gjermane për hapjen me kushte të negociatave, pra nëse këto 9 kushte përmbushet atëherë do të autorizohet hapja e negociatave, prapë se prapë është shumë më e mirë se sa qëndrimi paraprak për t’i thënë Jo Shqipërisë

Vendimi për të shtuar kushtet dhe kërkesat reflekton dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri dhe jo të Shqipërisë e popullit shqiptar. Kjo duket qartë në dy kërkesa të reja që kanë të bëjnë me kërkesën për arrestimin dhe procedimin penal të të gjithë personave të përfshirë në krimin zgjedhor.

Dështimi për të hapur negociatat edhe kësaj radhe është përgjegjësia e Edi Ramës dhe askujt tjetër. Është dështimi i tij personal dhe jo dështim kombëtar. Është dështimi i Edi Ramës dhe jo dështim i Shqipërisë

Për herë të katërt Edi Rama hapi shampanjë se gjoja u hapen negociatat, njësoj si para një viti bëri dasmë të rreme pa nuse. E vërteta është se grupet parlamentare në Gjermani kanë autorizuar qeverinë e kancelaresMerkel, që të miratoi negociatat e anëtarësimit vetëm kur vendit të plotësojë 9 kushte

9 kushtet dhe zgjidhja e krizës së rëndë politike janë detyrat e shtëpisë, është udhërrëfyesi për Shqipërinë. Rruga e vetme për të kryer këto detyra, për t’i hapur Shqipërisë perspektivën europiane, është të jemi realistë, së pari dhe jo të mohojmë e të mashtrojmë për herë të tretë dhe të katërt

Ky është momenti që Edi Rama t’i kthejë mandatin qytetarëve, që të vendosin qytetarët se kush do t’i qeverisë. Të vendosin qytetarët nëse do t’i besojnë atij një mandat të tretë, apo jo, apo do të mbështesin alternativën e daljes nga kriza e thellë ekonomike dhe politike që është PD dhe opozita e bashkuar.

Rama duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për këtë dështim të përsëritur ku ai dhe PS duhet të reflektojnë për përgjegjësinë e thellë që kanë për këtë krizë të rëndë politike, ekonomike dhe sociale, t’i hapin rrugë vendit. T’i hapin rrugën zgjidhjes së krizës.

Nën udhëheqjen e duhur dhe me një plan konkret ne mund dhe do t’i përmbushim kërkesat e Europës dhe do të lëvizim shpejt drejt anëtarësimit në BE. Tani është momenti që ashtu siç e ka kuptuar çdo shqiptar dhe Edi Rama të kuptojë që është ai që e mban peng vendin

Për hir të qytetarëve shqiptarë, për hir të të rinjve, fëmijëve, për hir të moshuarve, të pensionistëve, tani është koha që një herë në jetën e tij, Edi Rama të vendosë vendin dhe fatin e Shqipërisë të parin dhe jo fatin e tij personal me të cilin ka mbajtur peng Shqipërinë gjatë këtyre gjashtë viteve

Duhet një reformë e vërtetë zgjedhor që mund dhe do të zbatohet vetëm nga institucione dhe parti politike që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë kuptim, të gjithë personat dhe partitë politike, subjekte të hetimeve penale 184, 339, dhe hetimeve të tjera, janë në kushte të konfliktit të interesit

Për financimin e partive dhe financimit të fushatave kemi një propozim të qartë: financim 100 përqind publik dhe kriminalizim të çdo financimi jopublik, për ti dhënë fund mënyra me të cilat oligarkët dhe kriminelët kapin vendimmarrjen brenda partive politike

Problemi është ndarja e politikës nga krimi. Një politikë e ndarë nga krimi dhe oligarku, e lidh fatin e vet me qytetarin, i jep llogari dhe i shërben atij. Ky është mekanizmi europian që dua të vendos në Shqipëri.

Një komision që ka në përbërje të vet individë që duhet të ishin prapa hekurave, nuk mundet kurrsesi të japë garanci për një reformë të vërtetë zgjedhore. Sikundër komisioni që ka në përbërje dhe në drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojnë rregulla për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje

Opozita ka pranuar prej datës 9 Qershor ofertën e partnerëve për zgjidhjen e krizës. Pengesa e vetme për këtë ka qenë Edi Rama, i cili vendosi interesat e veta, para interesave të shqiptarëve.

Nuk ka e nuk do të ketë asnjë skenar tërheqjeje nga mjetet demokratike, siç janë protestat, por sot, e gjithë vëmendja jonë është t’i japim një shans vendit, për ta zgjidhur këtë krizë politike.

Kemi përgatitur një plan kombëtar masash anti krizë dhe një platformë për Shqipërinë si Europa. Duke vlerësuar sjelljen tonë, jam i bindur se mbështetja e qytetarëve do të jetë edhe më e fuqishme për ta çuar deri në fund betejën tonë për një Shqipëri si gjithë Europa.

BASHKËBISEDIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME GAZETARËT

Mirëmëngjes!

Uroj të jeni të gjithë mirë, të keni kaluar mirë këto 72 orë plot me ngjarje. Në radhë të parë me tronditjen që pësoi vendi qoftë në aspektin fizik për shkak të tërmetit, ndër më të rëndët në 40 vitet e fundit por edhe në aspektin psikologjik. Natyrisht këtë urime e kam për të gjithë shqiptarët, në veçanti për banorët e zonave të goditura më rëndë, të Tiranës dhe të Durrësit por edhe të zonave të tjera.

Gjatë ditëve të shkuara kam pasur rastin të shoh vetë me sytë e mi dëmet që ka shkaktuar në shumë prej banesave dhe bizneseve; kam qenë në veçanti në zonën e Durrësit. PD dhe unë personalisht do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të banorëve, më shumë jashtë sesa në syrin e kamerave.

Orët e shokut fillestar kanë përfunduar, për fat të mirë dhe për fat të mirë shpresoj që edhe orët e propagandës shqeto, pa ndonjë impakt përveç çadrave propagandistike të kenë përfunduar. Dhe tani është koha që qeveria të marrë masa për t’iu gjendur pranë banorëve të goditur rëndë nga tërmeti.

Reshjet e dendura pak orë pas dëmeve që këto banesa kanë pasur, kanë dëmtuar edhe me tej banesat, orenditë dhe sigurinë dhe mirëqenien mendore dhe shpirtërore të banorëve.

Prandaj tani është koha për të vepruar, ndonëse ngjarja nuk ndodhet në fokusin e medias për shkak të një tërmeti politikë siç ishte vendimi i Bundestagut, vendimi pozitiv, të cilin jam mirënjohjes ligjvënësve gjermanë, i jam mirënjohës partive tona simotra CDU/CSU.

Dua t’ua them fare hapur shqiptarëve që është rezultat edhe i një pune afro 4 mujore të opozitës, të PD, edhe timen personalisht për të bindur atë pjesë skeptike të forcave politike jo vetëm gjermane por edhe europiane perëndimore se një “Jo” e prerë siç mbizotëronte edhe akoma për fat të keq disa kryeqytet vazhdon të mbizotërojë nuk do të ndihmonte Shqipërinë, nuk do të ndihmonte popullin shqiptar dhe nuk do të ndihmonte perspektivën europiane të vendit tonë dhe të rajonit.

Prandaj dua ta nis me një mirënjohje për vendimin e marrë mbrëmë nga dy grupet kryesore parlamentare të Bundestagut; KristianDemokratët dhe KristianSocialët, partinë tonë simotër, Partinë Popullore Europiane dhe partinë më të madhe në Bundestag, por edhe Socialdemokratët aleatët e tyre Junior, të cilët pas një periudhe relativisht të gjatë negociatash kanë rakorduar qëndrimin që do t’i parashtrohet nesër në mbrëmë Bundestagut për miratim përfundimtar dhe shpresoj që do të kalojë ashtu siç është miratuar nga dy grupet kryesore parlamentare të Parlamentit gjerman.

Ka një kontradiktë në këtë që sapo thash, sepse nga njëra anë ndihem i lehtësuar që nuk ka një ”Jo të prerë” që ishte qëndrimi fillestar i një pjese të rëndësishme të grupeve parlamentare gjermane, dhe vazhdon të mbetet një problem sa i përket, të paktën tre vendeve të tjera të rëndësishme anëtare të BE, ku siç e dini çdo anëtar duhet ta mbështesë hapjen e negociatave përndryshe ajo shtyhet edhe më tej.

Por nga ana tjetër jemi të qartë se kemi kaluar nga 5 kushte para tre vitesh, në 7 kushte para dy vitesh dhe para një vit dhe në 9 kushtet e miratuara mbrëmë për t’u plotësuar nga Shqipëria shprehin shqetësimin e madh të Bundestagut për situatën në vend.

Vetë shtimi i kushteve nga 7 në 9, shpreh shqetësimin për hapat mbrapa që Shqipëria ka hedhur që nga qershori i vitit të kaluar, ku për herë të fundit u diskutua rekomandimi.

Duhet ta themi qartë dhe duhet ta themi për çdo shqiptar se vendimi për të shtuar kushtet dhe kërkesat reflekton dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri.

Dhe jo të Shqipërisë dhe as popullit shqiptar.

Kjo duket qartë në veçanti nga dy kërkesa të reja që kanë të bëjnë me kërkesën për arrestimin dhe procedimin penal të gjithë personave të përfshirë në krimin zgjedhor të blerjes së votave në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Bëhet fjalë për proceset e famshme “184” dhe “339” si dhe kërkesa në raport me procesin antikushtetues dhe monist të 30 qershorit, për një vendimmarrje sa më të shpejtë të një Gjykate Kushtetuese që duhet krijuar pa vonesë, sipas Kushtetutës, në mënyrë që kjo Gjykatë të vendosë mbi legjitimitetin e procesit farsë të 30 qershorit.

Këto dy kushte shtesë tregojnë edhe një herë se përgjegjësia për moshapjen e negociatave për herë të katërt është e Edi Ramës dhe e askujt tjetër.

Vendimi i dy grupeve kryesore parlamentare CDU – CSU dhe Partisë Social – Demokrate gjermane për hapjen me kushte të negociatave, pra nëse këto 9 kushte përmbushet atëherë do të autorizohet hapja e negociatave, prapë se prapë është shumë më e mirë se sa qëndrimi paraprak për t’i thënë Jo Shqipërisë, sepse në këtë mënyrë ndihmon Shqipërinë për të kapërcyer krizën e rëndë politike, për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të një drejtësi të pavarur të pakontrolluar nga pushtetit që ndëshkon dhe nuk mbron politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Ndaj dua që në emër të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar me të cilën ishim së bashku në këtë sallë për të diskutuar mbi këto zhvillime dhe zhvillime të tjera të pritshme.

Ndaj dua të garantoj çdo qytetar shqiptar si dhe dua të garantoj të gjithë partnerët tanë në BE, partnerët tanë strategjikë, euroatlantik se PD, opozita e bashkuar do të bëjnë gjithçka që vendit t’i hapen sa më parë negociatat.

Për këtë duhet së pari një lexim realist i situatës, çka mungoi edhe dje. Për herë të katërt Edi Rama hapi shampanjë dhe jo më kot disa prej mediave dhe në mënyrë unanime rrjetet sociale i kujtuan “Tëitter”-in e një vit më parë kur njoftoi hapjen e negociatave.

Mashtrimi, gënjeshtra, intrigat e vogla me porta të vogla ne nuk na çojnë në Europë. Mashtrimi dhe gënjeshtra janë vese të despotëve lindorë që sundojnë përmes propagandës, që sundojnë përmes mashtrimit, sundojnë përmes kapjes së medias, një problem po kështu për fat të keq edhe në mediat shqiptare, ku edhe mediat kryesore në vend, Televizionet kryesore në vend iu bashkuan njësoj si para një viti dasmës së rreme pa nuse të Edi Ramës, se gjoja na u hapën negociatat. Vetëm e vërteta na ndihmon ta përshkojmë deri në fund rrugën e vështirë por plotësisht të mundshme për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.

E vërteta është se grupet parlamentare në Gjermani kanë autorizuar qeverinë e kancelaresMerkel, që të miratoi negociatat e anëtarësimit vetëm kur vendit të plotësojë 9 kushte të ndara në dy faza.

Për herë të parë kemi një mekanizëm me dy faza, ku nga ana tjetër Maqedonisë konferenca e parë do t’i përcaktojë rrugën menjëherë drejt hapjes së negociatave dhe kapitujt e negociatave që do të negociojë.

Jo në rastin tonë, në rastin tonë do të ketë një konferencë paraprake për të konstatuar plotësimin apo jo të dy kushteve; vënien në punë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dhe miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe me gjithë përfshirje dhe dialog të të gjitha forcave politike. konferenca e dytë nëse këto dy kushte janë plotësuar do të ndodhë vetëm kur qeveria Gjermane të konstatojë plotësimin e 7 kushteve nga Shqipëria;

zbatimin e ligjit zgjedhor, fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk u kualifikuan në procesin e vettingut për shkak të sjelljeve të dënueshme, fillimin ndjekjes penale dhe procesit gjyqësore kundër personave të akuzuar për blerjen e votave në zgjedhje dhe ndjekjen e shpejtë dhe të plotë të këtyre proceseve gjyqësore.

Katër angazhimin e SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe sigurimin e burimeve dhe kapaciteteve të kësaj strukture për të punuar e pavarur nga ndikimet qeveritare.

Pesë, zbatimin, krijimin e një bilanci suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në çdo nivel duke përfshirë inicimin dhe procedimet e përfunduar kundër politikanëve të nivelit të lartë dhe nëpunësve civilë.

Progres në reformën administrative.

Shtatë, një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nga Gjykata Kushtetuese dhe në rast përsëritje të zhvillimit të zgjedhjeve zhvillimin e tyre në bazë të ligjit të ri zgjedhor.

Përveç kësaj parlamenti gjerman i kërkon qeverisë gjermane t’ia bëjë të qartë qeverisë se nëse pas hapjes së negociatave të pranimit, Shqipëria vonon, pezullon ose tërheq përmbushjen e detyrimeve atëherë negociatat e pranimit duhet të ndalojnë dhe në rast ndryshimi të ndërpriten.

Në leximin e dokumentit që është publikuar zyrtarisht nga dy fraksionet, dy grupet parlamentare qeverisëse dhe të përkthyer edhe nga institucione gjermane në shqip, i publikuar nga Fondacioni KonradAdenhauer, duket qartë skanimi që Bundestagu i bën situatës politike, kushtetuese dhe të gjithanshme në vend.

Dhe në këtë skanim mund të shikoni edhe rezervat e mëdha që mund të kishin çuar drejt një “Jo”-je të prerë, në vend të një “Po”-je me nëse përmbushen kushtet.

Është e rastit që tani t’ju bëjë të ditur edhe qytetarëve se çfarë rezistence dhe çfarë pozicioni absurd shpeshherë paradoksal jemi gjendur si opozitë politike e vendit teksa kërkonim hapjen e negociatave të vendit.

Ne e kërkonim hapjen e negociatave si një instrument shtesë për të kontrolluar dhe si presion për një qeveri që ka dalë mbi ligjin, mbi Kushtetutën, që ka shkatërruar pavarësinë e drejtësisë dhe të gjyqësorit, që ka kapur të gjitha pushtetet, që dhunon të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve; nga e drejta për jetën, tek e drejta për pronën, tek e drejta për lirinë, që ka zhytur vendin në një kolaps total ekonomik dhe social. Duke argumentuar që vetëm përmes instrumenteve shtesë të vëmendjes, presionit dhe angazhimit europian në mund të sprapsim këtë autokraci të krimit dhe të korrupsionit, në fillim bazat e një shteti europian, në barazi para ligjit, me trajtim të barabartë të qytetarëve dhe me mundësi për të gjithë qytetarët për të ndërtuar një jetë të suksesshme me mirëqenie për veten e tyre dhe për fëmijët e tyre.

Por ajo që dëgjonim nga ana tjetër ishte shkurajuese: Pse duhet t’i hapnim negociatat një vendi që nuk respekton kriteret minimale të Kopenhagës, që nuk mban zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Një vendi ku politikanët kapen në flagrancë në bashkëpunim me krimin, siç ishte rasti i dy ministrave të Brendshëm Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafës. Proceset gjyqësore zvarriten, maxhoranca i mbron ata politikisht dhe siç pamë para pak ditësh në rastin e Tahirit, drejtësia merr vendime të influencuara politikisht. Si mund të hapim negociatat me një vend ku edhe pasi kapen dhe publikohen provat e një strukture të mirëfilltë kriminale, një grupi të strukturuar kriminal; përbërje politikanët më të lartë të vendit dhe kriminelët më të njohur të vendit, siç ishte rasti i dosjes “184”, në vend që kjo dosje të hetohej u mbajt peng për vite të tëra. Dhe në momentin që u bë publike u dërgua në Dibër për tu asgjësuar si çështje penale, me një dhe vetëm një qëllim, mbrojtjen e peshkut më të madh të dosjes “184”, që nuk është pseudokryetari, pseudereformës zgjedhore por është vetë kryeministri.

Si mund të hapen negociatat në një vend ku në vend që të nisë lufta kundër korrupsionit, korrupsioni sanksionohet me ligj, siç është rasti i pseudoPPP-ve dhe pseudokoncensioneve që në fakt janë të pastra vjedhje dhe grabitje me ligj nga Parlamenti.

Si mund t’i hapim negociatat një vendi i cili nga njëra anë pretendon se ka ulur dhe ka luftuar kultivimin e kanabisit dhe nga ana tjetër është bërë bazë kryesore për trafikun e drograve të forta.

Dhe ku prokuroria në vend që të hetojë, mbron dhe shkatërron provat si në rastin e “ToyotaYaris” ku janë përfshirë politikanë të lartë të partisë në pushtet, ashtu edhe në rastet e tjera ku nuk ka akoma asnjë të arrestuar, aq më pak të dënuar përveç shoferëve dhe personave të tjerë të parëndësishëm, pra jo bosëve dhe kokave të krimit të organizuar.

Është e vështirë për këdo, në veçanti për opozitën e vendit që kërkon ndryshim ta argumentojë në këto pozita se pse kërkojnë hapjen e negociatave, por ka qenë pikërisht insistimi i PD dhe i imi personalisht që ka hapur një tjetër hulli diskutimit edhe në gjirin e më skeptikëve.

Si mund ta ndihmojmë më mirë Shqipërinë, duke i thënë jo, një vendi për shkak se qeveria dhe kryeministri po e mban peng në vorbullën e korrupsionit dhe të krimit apo duke marrë çdo fushë, ku në vend të progresit ka hapa prapa dhe duke caktuar një udhërrëfyes për çdo fushë, në mënyrë që secili prej këtyre problemeve të zgjidhet, siç zgjidhet në Europë, dhe në këtë mënyrë t’i hapet rrugë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ka triumfuar mbrëmë kjo përqasje: kushte të qarta, të forta, por në fund të fundit dritë në fund të tunelit.
Megjithatë ky nuk është vendimi që Shqipëria meritonte dhe që shqiptarët meritonin në vitin 2019.

Vendimi për moshapjen e negociatave deri në plotësimin e këtyre 9 kushteve dhe zgjidhjen e krizës politike, është padyshim shumë më i mirë sesa alternativa, një vendimi “Jo”, dhe mbyllja e dyerve të Europës, por shtron para nesh një përgjegjësi të jashtëzakonshme.

Kemi dy lloj sjelljesh përballë kësaj përgjegjësie. Kemi një sjellje të njohur, të përgjegjësit për këtë situatë i cili pretendon se nuk e sheh elefantin në dhomë, nuk e sheh malin e problemeve që përsëri kanë bllokuar integrimin, duartroket dhe hap shampanjën.

Dhe kemi një opozitë politike të vendosur t’i japë vendit një plan konkret kombëtar për nxjerrjen nga kriza
Për nxjerrjen nga kriza e thellë politike, ekonomike, kushtetuese dhe përfaqësuese, një plan që njëkohësisht do të bëjë të mundur avancimin e objektivit kombëtar, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Dua ta them fare qartë për shqiptar se dështimi për të hapur negociatat edhe kësaj radhe, përgjegjësia për këtë vendim është e Edi Ramës dhe askujt tjetër. Është dështimi i tij personal dhe jo dështim kombëtar. Është dështimi i Edi Ramës dhe jo dështim i Shqipërisë.

Ky njeri është në pushtet prej 6 vitesh dhe vitin e fundit përveçse kryeministër, ka qenë edhe Ministër i Jashtëm. Ky dështim ka vetëm vulën e tij dhe duhet të përballet me pasojat për këtë dështim. Na ka premtuar në mënyrë të përsëritur se do të hapte negociatat dhe do ta çonte vendin drejt BE-së dhe siç duket qartë edhe me këtë premtim si në çdo premtim tjetër ka dështuar.

Për fat të keq ky është vetëm dështimi i fundit në kaosin dhe krizën që ka shkaktuar qeverisja e Edi Ramës. Ekonomia është e shkatërruar. Korrupsioni është në nivelet më të larta në 30 vite dhe ne jemi larguar më shumë nga Europa. Kushte që sa vijnë e shtohen çdo gjashtë muaj, nga 5, bëhen 7, bëhen 9.

Pra na ka futur në marsh indietro dhe as nuk e ka idenë se si mund të dilet prej kësaj situate. Një gjë është e qartë, atë që s’ka arritur ta bëjë dot në dy mandate këtë nuk arrin ta bëjë më dot kurrë.

Po të shikojmë rreth e qark, Mali i Zi dhe Serbia i kanë hapur negociatat, Maqedonia po e bën tani, të gjithë janë në rrugën drejt Europës, e vetmja gjë që na ndan ne nga këto vende, janë drejtuesit e vendit, është drejtuesi i qeverisë.
Nuk ka përse të jetë kështu.

Shqipëria është një vend që nuk i mungon asgjë në raport me fqinjët tanë. Është një vend tek i cili duhet të kemi besim të plotë si shqiptarë dhe si patriotë. Unë kam besim të plotë tek Shqipëria.

Ky është vendi i cili me drejtimin e duhur hapi negociatat dhe u bë anëtar i NATO-s, ky është vendi i cili me drejtimin e duhur, bëri të mundur lëvizjen e lirë të shqiptarëve pa viza drejt zonës Shengen, është një popull punëtor, i talentuar dhe i cili në kushte mundësish dhe lirie ia del të ndërtojë mrekulli në vendin e tij por edhe aty ku shqiptarët emigrojnë në kushte shpeshherë në kushte jo të barabarta me vendësit.

Prandaj nën udhëheqjen e duhur dhe me një plan konkret ne mund dhe do t’i përmbushim kërkesat e Europës dhe do të lëvizim shpejt drejt anëtarësimit në BE.

Tani është momenti që ashtu siç e ka kuptuar çdo shqiptar, ashtu siç jam i sigurt që e ka kuptuar Partia Socialiste, dhe Edi Rama të kuptojë që është ai që e mban peng vendin. Se ky dështim është vetëm dështim i tij. Ky është momenti që t’i kthejë mandatin qytetarëve, që të vendosin qytetarët se kush do t’i qeverisë.

Të vendosin qytetarët nëse do t’i besojnë atij një mandat të tretë, apo jo, apo do të mbështesin alternativën e daljes nga kriza e thellë ekonomike, sociale dhe politike, alternativën e Shqipërisë si gjithë Europa, që është Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar.

Për hir të qytetarëve shqiptarë, për hir të të rinjve, fëmijëve, për hir të moshuarve, të pensionistëve, tani është koha që një herë në jetën e tij, Edi Rama të vendosë vendin dhe fatin e Shqipërisë të parin dhe jo fatin e tij personal me të cilin ka mbajtur peng Shqipërinë gjatë këtyre gjashtë viteve.

Jam i hapur për pyetjet tuaja rreth kësaj teme dhe tema të lidhura me këtë çështje.

Pyetje: Z. Basha, Rezoluta e CDU-CSU-së duket se ia delegonte zgjidhjen e krizës një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, pikërisht në pikën ku kërkonte një vendim të shpejtë mbi ligjshmërinë e 30 qershorit. Ju keni deklaruar se Gjykata Kushtetuese është një organ i cili po krijohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, një institucion i kapur politikisht. Nëqoftëse Gjykata Kushtetuese do ta njohë 30 qershorin, ju do ta konsideroni mundësinë e ripërsëritjes së zgjedhjeve vendore si çështje të mbyllur?

LulzimBasha: I dashur Everest, jemi në skenar ku flasim për nqse dhe sikur, ndërkohë që kushtet janë të qarta dhe të prera. Kërkohet luftë e vërtetë kundër korrupsionit, kërkohet dënimi i personave të provuar se kanë vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Kërkohet luftë e vërtetë kundër korrupsionit.

Çfarë kemi në anën tjetër? Personat të cilët janë në krye të listës, në Dosjet 184 dhe 339, Edi Rama i vendos në krye të pseudo komisionit për reformën zgjedhore. Çështje me rëndësi kapitale për të treguar nëse Shqipëria do ta ndërpresë traditën e pandëshkueshmërisë siç është çështja Tahiri dhe çështje të tjera, abortohen në mënyrën më të turpshme, me vendime të turpshme si ai që u dha javën e kaluar.

Vetë Dosja 184 nxirret nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe çohet për t’u varrosur në Dibër, ku gjithsej e gjithë Prokuroria ka 2 prokurorë dhe vetëm për këtë Dosje duhet të ketë 3 deri në 5 prokurorë të krimeve të rënda. Në një grup të Policisë Gjyqësore duhet të ketë resurse duhet të ketë burime.

Cila është mënyra më e mirë për ta varrosur një dosje? Për t’i mohuar Prokurorisë burimet, kapacitetet për ta hetuar atë deri në fund. Askush nuk është thirrur, askush nuk është arrestuar. Është në konstatimet e Bundestag-ut, askush nuk është arrestuar për këto vepra të rënda penale, të cilat siç eë dini fare mirë, falë transparencës së gazetës më të madhe gjermane BILD, e ka marrë vesh gjithë Gjermania dhe gjithë bota. Do të ishte naive dhe e dëmshme të përpiqemi të relativizojnë apo të fusim në shishe atë që sot e sheh gjithkush.

9 kushtet dhe zgjidhja e krizës së rëndë politike janë detyrat e shtëpisë, është udhërrëfyesi për Shqipërinë. Rruga e vetme për të kryer këto detyra, për t’i hapur Shqipërisë perspektivën europiane, është të jemi realistë, së pari dhe jo të mohojmë e të mashtrojmë për herë të tretë dhe të katërt, dhe së dyti të kemi një plan konkret masash për të dalë nga kjo situatë të cilën opozita po e harton, është afër përfundimit me një plan anti-krizë, dhe një platformë për Shqipërinë si gjithë Europa, ku pa dyshim përfshihet edhe legjitimiteti i zgjedhjeve të 30 qershorit, i zgjedhjeve të 2017-ës, dhe propozimet tona për t’i rikthyer legjitimitetin parlamentit, pushtetit vendor dhe të gjithë institucioneve që burojnë nga këto dy institucione të zgjedhura nga qytetarët shqiptarë.

Pyetje: Tek ky plan anti-krizë që ju keni paralajmëruar, a shkruhet Rama ik?

LulzimBasha: Është e lehtë të thjeshtojmë dhe ndoshta është mënyra më e lehtë për të komunikuar. Pyetja që shtrohet sot është, cili është përgjegjësi që për herë të tretë radhazi nuk i hapen negociatat? Cili është përgjegjësi që ne shkojmë nga 5 kushte, në 7 kushte, në 9 kushte?

Dhe a mundet të kërkojmë zgjidhje pozitive me të njëjtën formë që ka dështuar 3 herë? Sigurisht që jo. Ndaj sot opozita e bashkuar ka parashtruar sot edhe në tryezën e thirrur nga OSBE fare qartë se ajo që kërkohet për të kapërcyer këtë krizë, është vullnet i vërtetë dhe i sinqertë politik.

Vetëm me vullnet të vërtetë dhe të sinqertë politik mund të kapërcehet kjo krizë. Ofrimin e garancive shtetërore për partitë politike, për të gjitha subjektet zgjedhore dhe për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, këtë përgjegjësi e ka qeveria.

Qeveria aktuale, siç është provuar tashmë nuk ofron asnjë garanci. Siç nuk ofroi në 2017-ën, siç nuk ofron në 2019-ën, siç nuk ofroi në 2016-ën për ndarjen e shtetit nga krimi dhe për zhvillimin e proceseve normale demokratike.

Përkundrazi më 30 qershor kjo qeveri tregoi se ka kontroll total politik mbi KQZ-në dhe administratën zgjedhore. Kontroll total politik mbi policisë, mbi prokurorinë, mbi SHISH, dhe përmes kontrollit përmes këtyre levave të institucioneve kryesore të shtetit, deformoi edhe një proces ku vetë kandidonte, vetë numëronte, dhe prapë se prapë iu deshën më gjatë se kurrë në historinë e vendit për të nxjerrë rezultatin sepse i gjithë procesi ishte i manipuluar siç është provuar me të gjitha format dhe provat duke përfshirë pamjet filmike të pseudo numërimit.

Pra është e qartë se zgjidhja politike nuk kërkon thjesht dhe vetëm ndryshime ligjore dhe legjislative, por kërkojnë mbi të gjitha vullnet politik, kërkon zgjidhje politike të cilat nuk mund të vijnë, (naivët mendojnë se mund të vijnë), nga shkaktarët e kësaj krize.

Edi Rama duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për këtë dështim të përsëritur në raport me integrimin europian të vendit dhe është për ne momenti ku ai dhe PS duhet të reflektojnë për përgjegjësinë e thellë që kanë për këtë krizë të rëndë politike, ekonomike dhe sociale, t’i hapin rrugë vendit. T’i hapin rrugën zgjidhjes së krizës.

Ne si opozitë po e trajtojmë këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët me përgjegjësi shumë të madhe. Nuk po thërrasim fitore. Nuk po fërkojmë duart. Përkundrazi, po prodhojmë një plan anti krizë, një plan kombëtar për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë.

Ne si opozitë jemi të gatshëm të kryejmë përgjegjësitë tona para çdo shqiptari, para vendit dhe para partnerëve tanë. Minimumi që kërkohet në këtë situatë është që përgjegjësi i vetëm për këtë dështim, të bëjë të njëjtën gjë. T’i hapë rrugë zgjidhjes së krizës. T’i kthejë mandatin qytetarëve shqiptarë dhe të jenë qytetarët shqiptarë ata që do të vendosin me votë të lirë dhe të ndershme që është e vetmja rrugë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë.

Pyetje: Z. Basha a jeni ju i gatshëm të uleni në një tryezë me kryeministrin Rama, pas kërkesës së bërë nga Gjermani për rifillimin e dialogut politik me qëllim zgjidhjen e kësaj krize politike?

LulzimBasha: Ashtu siç e kam bërë të qartë edhe herën e fundit që kemi diskutuar për këtë çështje, as unë, as Partia Demokratike, as opozita e bashkuar nuk kanë qenë pengesa për dialogun politik, për t’i dhënë fund krizës. Dua ta përsëris për çdo shqiptar dhe është e nevojshme ta përsëris në kushtet kur mesazhi shpesh herë humbet në kakofoninë e kundërmesazheve.

Partia Demokratike dhe unë i kemi thënë po propozimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë që në datën 9 qershor. Ai që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, ai që ka refuzuar angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës, është Edi Rama.

Sepse, donte të kapte pushtetin lokal me një proces monist, antikushtetues, dhe siç duket qartë edhe nga provat e publikuara edhe nga raporti i OSBE – ODHIR, kriminal. Sepse për të pushteti i tij, vjen përpara Shqipërisë, vjen përpara shqiptarëve. Ndaj ju lutem nëse ju lejojnë, bëjani këtë pyetje kryeministrit :

Përse ka refuzuar ofertën e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës? Sepse, nuk është as Partia Demokratike, as opozita dhe as unë shkaktari dhe fajtori për refuzimin e asaj oferte. Është një dhe një njeri i vetëm, dhe ky është Edi Rama.

Pyetje: Pak më parë ambasada e SHBA ka dalë me një reagim zyrtar ku ju përgëzon madje dhe personalisht për përpjekjet që keni demonstruar në lidhje me pjesëmarrjen e ekspertëve e PD dhe të aleatëve të saj në tryezën e Reformës Zgjedhore. Partia Demokratike është duke përgatitur një platformë. Kjo platformë pritet që efektet e saj ti shtrijë deri në vitin 2021, pra zgjedhjet do të jenë në 2021 apo PD kërkon zgjedhje të parakohshme?

LulzimBasha: Së pari dua të shpreh edhe njëherë gatishmërinë tonë për të dhënë kontributin tonë për Reformën Zgjedhore. Pa diskutim! Duke qenë se tashmë Reforma Zgjedhorëështë dhe një nga kushtet për integrimin europian të vendit, opozita e bashkuar është e vendosur të mbështesë realizimin e saj.

Por siç e kemi theksuar dhe sot, duhet një reformë e vërtetë zgjedhor që mund dhe do të zbatohet vetëm nga institucione dhe parti politike që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në këtë kuptim, të gjithë personat dhe partitë politike, subjekte të hetimeve penale 184, 339, dhe hetimeve të tjera, janë në kushte të konfliktit të interesit. Dhe janë në kushte të konfliktit të interesit si me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ashtu edhe me Reformën Zgjedhore për të cilën ka nevojë vendi. Për këtë arsye ne sot kemi insistuar në atë parim tek i cili besojmë fort dhe për të cilin jemi përkushtuar para çdo qytetari shqiptar, para të gjithë qytetarëve shqiptarë, para gjithë grupeve të interesit, para intelektualëve, pedagogëve, artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, akademikëve, studentëve.

Ne kërkojmë që ky proces të jetë transparent, gjithë përfshirës, të jetë publik, duke përfshirë në hartimin, në diskutimin e reformës zgjedhore, përfaqësues tëtë gjithë grupeve të interesit dhe shoqërisë civile. Angazhimet tona për këtë reformë, është reforma e partive politike, ligji i partive politike, në veçanti ligji i financimit të partive politike.

Financimit të partive dhe financimit të fushatave ku ne kemi një propozim të qartë: financim 100përqind publik dhe kriminalizim të çdo financimi jopublik, për ti dhënë fund mënyra me të cilat oligarkët dhe kriminelët kapin vendimmarrjen brenda partive politike, diktojnë personat me precedentë penalë në listat e partive për deputetë, për kryebashkiakë apo për anëtarë të këshillave bashkiakë.

Diktojnë që shefat e policisë, shefat e doganave, drejtorët e hipotekave, mos të jenë njerëz që ti shërbejnë ligjit dhe qytetarëve, por të jenë njerëz që u shërbejnë bandave dhe grabitjes së pronave. Ndaj kemi kërkuar sot, kemi përsëritur edhe njëherë që ky proces të jetë transparent, gjithëpërfshirës, të jetë publik.

Të jetë gjithëpërfshirës jo vetëm me opozitën, ka një opozitë vendi jo dy opozita. Ka një opozitë dhe një parlament monist, një pseudo parlament. Përfshirja e opozitës politike është e padiskutueshme, por ne kërkojmë edhe përfshirjen e të gjithë zërave të tjerë publikë, grupeve të interesit, shoqërisë civile.

Ky nuk mund të jetë një proces dhomash të errëta, por duhet të jetë një proces i hapur për kontributin e gjithsecilit. Siç thashë, prioritet për ne është reforma e partive politike për ti çliruar ato nga kthetrat e krimit, parave të pista të krimit dhe të korrupsionit e oligarkisë. Ta nisim me një reformë të financimit të partive politike.

Natyrisht që ne jemi të hapur dhe mbështesim çdo propozim edhe për sistemin zgjedhor. Por siç e thashë, i ashtuquajturi Komision Parlamentar për Reformën Zgjedhore nuk e ka legjitimitetin, sepse nuk është prodhim i një parlamenti legjitim. Zgjedhjet e vitit 2017 tashmë janë treguar qartë se u ndikuan në masë të madhe nga krimi i organizuar dhe blerja e votës.

Dosja 339 është vetëm maja e ajsbergut. Për pasojë një komision që ka në përbërje të vet individë që duhet të ishin prapa hekurave, nuk mundet kurrsesi të japë garanci për një reformë të vërtetë zgjedhore. Sikundër komisioni që ka nëpërbërje dhe në drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojnë rregulla për pjesëmarrjen e partive politike të opozitës në zgjedhje.

Ndaj kemi propozuar sot që ky proces i rëndësishëm, por jo në vetvete zgjidhja e krizës, të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues i organizatave ndërkombëtare, partnerëve tanë, OSBE, BE, SHBA dhe të tjerë faktorë. Të drejtohet po kështu nga një përfaqësues i parlamentitmonist dhe nga një përfaqësues i opozitës së bashkuar.

Dhe projekti i dakordësuar nga kjo strukturë dhe tryeza ku përfshihen dhe faktorë të tjerë, pas marrjes shterrues të mendimit dhe të konsultimeve me qytetarët të prodhojë një produkt i cili të miratohet pa ndryshime, pa lojëra politike. Por duhet ta kemi të qartë, siç e thotë raporti i OSBE-ODIHR, korniza ligjore në tërësi garanton zgjedhje demokratike. Është mungesa e vullnetit politik që ka shkatërruar zgjedhjet në Shqipëri.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se edhe me ligjin aktual, nëse partitë politike do të kishin vullnet politik, ne mund të zhvillonim zgjedhje demokratike. Por ky vullnet nuk ekziston. A ka provë më të mirë se 30 qershori? Ligji për dekriminaliziminështë i qartë dhe mgjithatë edhe pse nuk kishte konkurrentë, Edi Rama garoi persona me rekorde kriminale, në Shkodër, nëVaun e Dejës, në Vorë dhe me gjasa dhe në shumë bashki të tjera të vendit.

Problemi pra siç e shikojmë, nuk është ligji, por është zbatimi i ligjit apo në këtë rast, mos zbatimi i ligjit, shkelja e ligjit. Vullneti për të vënë interesin personal dhe pushtetin personal mbi interesin e shqiptarëve, mbi ligjin, mbi kushtetutën, ky është problemi. Si zgjidhet kjo?

Ne e kemi dhënë propozimin tonë. Nuk kemi dëgjuar asnjë kundërpropozim. Përpjekja për ta shfokusuar vëmendjen nga ky problem thelbësor është e dështuar që në fillim. Ndaj dhe lajmi që vjen nga Berlini, në këtë kuptim është shumë i rëndësishëm.

Për herë të parë një institucion shumë i rëndësishëm siç është Bundestagu, përgatitet të parashtrojë në mënyrë zyrtare zgjidhjen e krizës politike si një domosdoshmëri për të mos penguar dhe vështirësuar rrugën e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave.

Këtë moment ne nuk duhet ta humbim. Ne si opozitë jemi të vendosur që këtë mesazh ta trajtojmë me përgjegjësi dhe si shenjë e kësaj përgjegjësie në respekt të përpjekjeve të faktorit ndërkombëtar për të ndihmuar Shqipërinë për të dalë nga kjo krizë, kemi marrë sot pjesë në tryezën e organizuar nga partnerët ndërkombëtarë, ku kemi bërë të qarta këto qëndrime që sapo shpreha para jush si dhe zgjidhjet që ne ofrojmë, qoftë në raport me reformën zgjedhore, po kështu në raport me krizën politike qëështë shumë më e thellë dhe ka nevojë për ndërhyje shumë më të mëdha sesa thjeshtë ndërhyrjet në Kodin Zgjedhor apo reformën zgjedhore.

Pyetje: Propozimi juaj i sotëm për të ngritur një strukturë të posaçme për reformën zgjedhore e çon diskutimin në pikën zero. Ndërkohë që ka një afat të vendosur nga SHBA që kërkohej nga partitë politike të angazhohen për ta realizuar atë brenda dhjetorit. Ju përmendet dhe vetë pak më herët se edhe personalisht kishit lobuar në Gjermani për hapjen e negociatave dhe pikërisht Gjermania vendos reformën zgjedhore si një prej kushteve. Nga ana tjetër flisni për një reformë gjithëpërfshirëse, por nuk doni që në të, të përfshihet opozita në Kuvend. Çfarë ju bën ju optimistë të besoni se edhe nëse maxhoranca do e pranonte këtë strukturë të posaçme, votat e opozitës në kuvend do të ishin pro?

LulzimBasha: Së pari dua ta them fare qartë se përkushtimi ynëështë që ti japim fund krizës politike. Dhe në këtë kuadër edhe Reforma Zgjedhore ka rëndësinë e saj. Pikërisht për të sinjalizuar gatishmërinë tonë për të dhënë kontributin tonë për realizimin e kësaj reforme, kemi marrë pjesë sot në këtë tryezë dhe kemi bërë të ditur qëndrimin tonë. I rëndësishëm është produkti, cilësia e produktit.

Natyrisht nxitimi për të prodhuar një produkt sa më shpejt lidhet edhe me shqetësimin real për legjitimitetin e institucioneve dhe përgatitjen sa më shpejt të zgjedhjeve, qofshin këto zgjedhje lokale të cilat Bundestagu e bën të qartë se duhet të bëhen sipas ligjit të ri zgjedhor, qofshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare si një domosdoshmëri për të kapërcyer krizën politike. Por mbi të gjitha duhet vullnet politik.

Rregullat siç janë shkruar sot nëqoftëse ndiqen pikë për pikë, garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Këtë e thotë OSBE-ODIHR: Në qoftë se ligji, korniza aktuale ligjore në zgjedhje zbatohen, atëherë në Shqipëri ka zgjedhje demokratike. E thotë në raportin e 5 shtatorit. E ka thënë në raportin e 2017-ës.

Pra OSBE-ODIHR është i qartë dhe mos harroni se edhe kërkesa e Bundestagut është që reforma zgjedhore të bazohet në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Pra, këtu nuk ka vend për lojëra fjalësh.

Opozita e ka treguar gatishmërinë e saj, opozita ka prej majit 2016-të që i ka paraqitur propozimet e saj. I ka pasuruar dhe po i pasuron edhe pas raportit të 5 shtatorit me rekomandimet dhe sygjerimet e raportit të OSBE-ODIHR.

Pengesa e vetme për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, pengesa e vetme për një reformë zgjedhore që do të përfshijë transparencën e financimit të partive politike dhe të fushatave, që i jep fund apo godet shitblerjen e votave, garantimin e lirisë së votës që ne e kemi propozuar tash 2 vjete gjysmë, votimin elektronik, identifikimin biometrik dhe numërimin elektronik të votave, pengesa e vetme është provuar të jetë Edi Rama dhe kjo qeveri.

Janë ata që e mbajnë peng reformën zgjedhore. Janë ata që e mbajnë peng Shqipërinë drejt Europës. Nuk ka asnjë shkaktar tjetër. Opozita shqiptare ka bërë më shumë seç ka bërë ndonjë opozitë në historinë 30-vjeçare që pas rënies së murit të Berlinit. Ka qenëproaktive, ka propozuar, ka marrë pjesë në Komisionin e Reformës.

I ka deleguar detyra qeverisë që mund ti kryejë me ligjin aktual dhe qeveria ka refuzuar ti kryejë. Punë tjetër që nuk gjen pasqyrim në media. Përshembull: a ka pasqyruar ndonjëri prej jush paktin që ne pranuan që kjo qeveri të bënte projektin pilot për votimin elektronik?! E dini ju këtë si fakt? As nuk e dini fare, jo më të ja bëni të ditur qytetarëve.

Po,po. Në dhjetor të vitit të kaluar ne i dhamë Edi Ramës autoritetin të bënte programin pilot për votimin elektronik. Kush e kishte fajin që dështoi? Opozita?! LulzimBasha?! Jo, fajin e kishte ai që planifikonte bashkë me TomDoshin, me Avdylajt, me bandat më të rrezikshme kriminale të vendit, me Taulant Ballën, me DamianGjiknurin që prapë tëkandidonte persona me rekorde kriminale.

Dhe madje dhe në kushtet kur nuk kishte përballë kundërshtarë politikë, të deformonte dhe të shkatërronte procesin zgjedhor. Këtë e kupton çdokush, e kuptojnë të gjithë, edhe partnerët tanë.

Përgjegjësia jonëështë tani ti japim fund kësaj krize, me koston më të vogël për qytetarët shqiptarë dhe në mënyrë të tillë që kjo krizë të mos përsëritet më kurrë. Kurrë më, një parti politike apo një individ i vetëm të jetë në gjendje të kapë gjithë institucionet e shtetit.

Prandaj nuk është një betejë ik ti dhe tëvi unë, prandaj i dogjëm mandatet, për të provuar se në këtë betejë jemi në interes të çdo shqiptari dhe jo të interesave të ngushta të pushtetit të një partie apo të disa partive politike. Këtu mund të shkojmë vetëm duke zbatuar dhe ndjekur ato standarde dhe ato normatë procesit zgjedhor që ka Europa. NëEuropë shkohet duke u sjellë si europianë.

Nuk ka asnjë rëndësi, është provuar. Këto janë alibi. Po pse, votat e kriminelëve në parlamentin e kaluar që ngritën duart për reformën në drejtësi, si erdhën? I lindi në zemër MarkFrrokut që të votonte në reformën për drejtësi? Bëjnë naivin tani! Prandaj kemi kërkuar rolin e komunitetit ndërkombëtar.

Ndërsa pretendimi që individë të cilët nuk përfaqësojnë askënd veç vetes së tyre, do të përfaqësojnë një pseudo opozitë aty! Këtë çdo shqiptar e kupton se është një trillim bajat komuniteti ndërkombëtar ka provuar që ka të gjitha mundësitë që të bëjë edhe banditët të votojnë për reformën në drejtësi.

Kështu që nuk shoh asnjë pengesë reale nëqoftëse ka një përkushtim real për një reformë reale, jo për ti hedhur hi syve. Se për ti hedhur hi syve vetvetes, e për ti hedhur hi syve faktorit ndërkombëtar jemi të vetmit. Po shiko ku na çon kjo rrugë, shiko ku na çon rruga e shampanjavefallco që hapen për negociata të imagjinuara.

Na çon prapa çdo vendi tjetër në rajon. Serbia i ka hapur, Mali i zi i ka hapur, tani do t’i hapë dhe Maqedonia. Vetëm ne nuk i hapim. Pse? Sepse vazhdojmë të kemi në krye një njeri i cili i thotë të zezës të bardhë dhe të bardhës të zezë. Kjo duhet të marrë fund. Ka një opozitë politike që ka shprehur vullnetin e saj për Reformën Zgjedhore. Ka një Parti Socialiste dhe njëlidership të PS të kapur në flagrancë duke shkatërruar zgjedhjet.

Ka një faktor ndërkombëtar që i ka bërë të qarta kushtet në këtë bashkëveprim. Nëqoftëse ka vullnet, të cilin opozita e ka, është fare e thjeshtë të arrihet në ato zgjidhje të cilat kërkojnë dhe duan shqiptarët, të cilat siç thashë duhet të konsultohen me shqiptarët, të kenë mbështetjen e shqiptarëve dhe të mos jenë produkt i dhomave të errëta.

Për këtë opozita, Partia Demokratike dhe unë jemi plotësisht të përkushtuar, aq më shumë qëështë një ndër kushtet për integrimin europian të vendit.

Pyetje: Votimet moniste të 30 qershorit sollën uzurpimin e pushtetit vendor me dhunë, e vetmja që ka shpëtuar është bashkia e Shkodrës. Çfarë do të ndodhë me bashkinë e Shkodrës dhe a ka PD dosje të tjera të eksponentëve të PS të inkriminuar?

LulzimBasha: Asnjë bashki nuk gëzon sot pushtet legjitim. Nuk ka zgjedhje pa dekret presidenti. Procesi i 30 qershorit është proces monist, antikushtetues dhe kriminal. Secili prej personave që kanë uzurpuar institucionet e pushtetit vendor, është në shkelje të ligjit dhe të kushtetutës.

Ka vende ku hajdutëria ordinere është në nivele më të ulëta. Le të themi se statistikat tregojnë që vidhet mesatarisht 1 shtëpi në muaj. Ka vende ku hajdutëria është në nivele shumë të larta për shkak dobësisë shtetërore dhe vidhen 50 shtëpi në muaj. Vjedhja e 50 shtëpive nuk e bën vjedhjen legjitime, nuk e bën të ligjshme. Fakti që vidhet kaq shumë, nuk e bën vjedhjen normë, nuk e bën vjedhjen rregull.

Fakti që shteti, drejtësia e kapur nuk vepron, nuk i dënon, por i mbron hajdutët, nuk do të thotë që hajdutët janë norma dhe shqiptarët e ndershëm janë përjashtim. Jo,jo! Ky vend ka 99.99 përqind shqiptarë të ndershëm dhe 0.01 përqind hajdutë.

Por për fat të keq hajdutët komandojnë, hajdutët bëjnë ligjin. Prandaj është shumë e rëndësishme ti jepet fund kësaj situate që hajdutët të jenë aty ku e kanë vendin dhe shqiptarët e ndershëm të kenë mundësinë të zgjedhin njerëz të ndershëm për të drejtuar vendin, për të garantuar zbatimin e ligjit, për të garantuar barazinë para ligjit.

Për të garantuar që ligji të jetë njësoj si për atë qëska lidhje, miqësi, s’ka akses, s’ka pushtet, si për më të pushtetshmin e vendit. Kjo është beteja jonë. Kjo është arsyeja pse jemi zhveshur edhe ne nga çdo lloj pushteti që këtë betejë ta zhvillojmë nga optika e qytetarit të thjeshtë shqiptar.

he bashkë me qytetarët shqiptarë, ta çojmë drejt atij përfundimi që do të hapë rrugën një Shqipërie të standardeve europiane. Pra në këtë kuptim, nuk ka fare interes për nëse kush është në cilën bashki. Janë të gjithë të paligjshëm.

Janë të gjithë të paligjshëm. Kjo është një situatë paligjshmërie e thellë, është situatë e një grushti shteti, grushti institucionesh, grushti kushtetues. E rëndësishme është të kuptojmë si erdhëm këtu dhe si do të falim nga kjo situatë. Sa i përket pushtetit vendor, edhe Bundestagu është shprehur qartë për nevojën për zgjedhje të përsëritura në bazë të ligjit të ri zgjedhor, në momentin që Gjykata Kushtetuese i jep fund kësaj situate paligjshmërie të qartë si drita e diellit.

Pyetje: Mesa po shihet rezoluta e Bundestagut është një rezolutë për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. A mund të dalim në konkluzionin se edhe pas 30 vitesh në demokraci, klasa politike shqiptare nuk është aq e aftë sa ta gjejë vetë zgjidhjen dhe të dalë nga kjo situatë?

LulzimBasha: Unë mendoj se klasa politike shqiptare, nëse çlirohet nga krimi është e aftë të bëjë gjëra shumë më shumë sesa zgjidhja e një krize e tillë, është e aftë t’u japë shqiptarëve atë që meritojnë, është e aftë të përfaqësojë, të mbrojë dhe tëçojë përpara shpresat e parealizuara, potencialin e jashtëzakonshëm të këtij vendi të bekuar nga Zoti, si me pozicion gjeografik, si në resurse dhe në pasurinë më të madhe që ka, që janë shqiptarët, të cilët shkëlqejnë kudo ku shkojnë, sportistë, artistë, shkencëtarë, sipërmarrës nga Italia në Gjermani, nga Britania në Amerikë.

Nga 15 vjeç në 55 vjeç shkëlqejnë atje ku ligji është I barabartë për të gjithë dhe ku u jepet mundësia për të zhvilluar potencialin e tyre individual. Padyshim, një klasë politike shqiptare që lind nga ky popull, është në gjendje t’i japë zgjidhjet Shqipërisë.

Problemi që kemi është se kjo klasë politike shqiptare ka prej, të paktën, 6 vitesh, në gjirin e saj kriminelë, hajna, trafikantë, oligarkë dhe përfaqësues të tyre, të cilët përfaqësojnë një pakicë, nuk përfaqësojnë shqiptarët. Si kanë ardhur prej aty, si do t’i nxjerrim prej andej. Propozimet tona janë të qarta.

Nëse do të zbatohej dekriminalizimi, sot nuk do të kishim as Valdrinin kandidat, e jo më përpjekjen për ta futur dhunshëm në bashki, as Kajmakun, as Babanin, as dhjetëra të tjerë me rekorde kriminale.

Nëse do të kishim prokurori sot, DamianGjiknuri, në vend që të ulej në krye të tavolinës, do të ishte para gjykatës, me gjasa i dënuar, bashkë me, të paktën, 5 apo 6 deputetë dhe përfaqësues të PS. Kryeministri i vendit, do të ishte, të paktën i pandehur për rolin e tij në masakrën elektorale të Dibrës, që ishte prova gjenerale e 2017-ës, për bashkëpunimin midis krimit dhe politikës për të kapur pushtetin. Se kur një parti politike arrin të ngrejë në këmbë gjithë shtetin dhe gjithë bandat për bashkinë e Dibrës, imagjino se çfarë bëhet pastaj kur vjen puna tek pushteti qendror dhe qeverisja.

Në fakt, nuk ka nevojë ta imagjinoni. i dëgjuat përgjimet e 339-ës. Pra, problemi është ndarja e politikës nga krimi. Një politikë e ndarë nga krimi dhe një politikë që e lidh fatin e vet jo me kriminelin, jo me oligarkun, por me qytetarin, do të arrijë t’i përgjigjet qytetarit, t’i shërbejë qytetarit dhe do të ketë ambicie që të bëjë realitet ëndrrat dhe shpresat e çdo qytetari. Për këtë luftojmë.

Ky është projekti ynë, kjo është platforma jonë, një politikë llogaridhënëse, që e lidh fatin me qytetarin. Kur vjen në pushtet me Ymer Lalën dhe me Avdylajt do të punosh për Ymer Lalën dhe për Avdylajt. Kur vjen në pushtet me paratë e oligarkëve, sapo të vish, do ta marrësh buxhetin dhe do t’ua japësh oligarkëve.

Kur vjen në pushtet me votën e qytetarëve, nuk të zë gjumi t’u shërbesh qytetarëve. Ky është mekanizmi i demokracisëeuropiane dhe unë jam i vendosur, që këtë mekanizëm ta vendosim në punë një orë e më parë në Shqipëri. Në këtë mënyrë politika do të jetë produkt i qytetarëve dhe qytetarët do të jenë në gjendje të vendosin nëçdo moment, kush i qeveris dhe si i qeveris.

Pyetje: A është opozita e unifikuar për një ligj të ri zgjedhor?

LulzimBasha: Nuk ka një ligj të ri zgjedhor. Kas një përpjekje për një reformë zgjedhore, e cila ka rëndësinë e vetbrenda këtij procesi. Padyshim që opozita është 100% e unifikuar. Ato procese që përmenda unë sot këtu dhe që I ka ndarë edhe zoti Kaso në emër të opozitës së bashkuar nëtryzën e sotme, janë qëndrimi I opozitës së bashkuar.

Pyetje: Bundestagu u ka kërkuar palëve zgjidhjen e krizës, pra të bëjnë hapa konkretë drejt kësaj zgjidhjeje. A jeni ju të gatshëm për një marrëveshje dhe a i qendroni qeverisë tranzitore që do tëçojë vendin në zgjedhje?

LulzimBasha: PD dhe opozita e bashkuar janë të qartë dhe të vendosur në parashtrimet që kanë bërë. PD dhe opozita e bashkuar kanë pranuar prej datës 9 Qershor ofertën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për zgjidhjen e krizës.

Pengesa e vetme për këtë ka qenë Edi Rama, i cili vendosi interesat e veta, interesat e TomDoshit, interesat e ValdrinPjetrit, Jorgo Kajmakut, interesat e Vangjush dakos e tëAvdyljave para interesave të shqiptarëve. Gatishmërinë që kemi shprehur më 9 Qershor ua kam rikonfirmuar partnerëve tanë ndërkombëtare në mënyrë të vazhdueshme, të përsëritur dhe në mënyrë shumëreçente.

Pyetje pa mikrofon për protestat.

LulzimBasha: Protestat e qytetarëve shqiptarë janë një nga mjetet më të fuqishme që opozita ka dhe besoj i ka zhvilluar në mënyrën më intensive në këto 30 vite të demokracisë pluraliste.

Pra, mos kini asnjë dyshim se nuk ka e nuk do të ketë asnjë skenar tërheqjeje apo dorëheqjeje nga proceset dhe mjetet demokratike, siç janë protestat e fuqishme qytetare. Por sot, e gjithë vëmendja dhe energjia jonëështë t’i japim një shans vendit, t’u japim një shans shqiptarëve për ta zgjidhur këtë krizë politike.

Për këtë arsye, siç kemi paralajmëruar, kemi përgatitur një plan kombëtar masash anti krizë dhe një platformë për Shqipërinë si Europa. Janë qytetarët shqiptarë ata që do ta vlerësojnë përgjegjësinë me të cilën sillet në këtë moment opozita.

Jam i bindur se duke vlerësuar përgjegjësinë tonë, vizionin tonë, planin tonë për ta nxjerrë vendin nga kriza, mbështetja e tyre e jashtëzakonshme, për të cilën dua t’i falënderoj nga zemra, gjatë këtyre 6 muajve, do të jetë edhe më e fuqishme për ta çuar deri në fund betejën tonë, misionin tonë për një Shqipëri si gjithëEuropa.

Pyetje: Ju shpresoni për vullnet politik nga qeveria. A ju duket e pamundur, kur ju thoni se Rama qeveris me oligarkë dhe kriminelë?

LulzimBasha: Unë nuk shpresoj për asgjë nga Edi Rama. Në fakt, edhe miqve të mi edhe ndonjë naivi u them mos kini asnjë shpresë, sepse një njeri që ka vendosur për 6 vjet vetene tij para familjeve shqiptare, para vogëlushëve shqiptarë, sa herë ka pasur mundësi të zgjedhë, ka zgjedhur veten e tij, pushtetin e tij dhe jo shqiptarët, e ka të pamundur të kthehet nga rruga ku e ka futur veten e tij dhe partinë e tij. Por unë i bëj thirrje çdokujt me përgjegjësi në PS që të kuptojë momentin delikat dhe kritik në të cilin ndodhet vendi dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes së krizës së rëndë politike që, tashmë, është një kërkesë institucionale e partnerëve tanë.

Ne jemi gati të japim kontributin tonë. Përgjegjësinë për këtë gjendje e ka vetëm një njeri. Dështimi nuk është i Shqipërisë, Dështimi nuk është i shqiptarëve. Dështimi ka vetëm një vulë, vulën e Edi Ramës.

Pyetje pa mikrofon për zgjerimin e PD dhe deklaratën e Patozit për të bashkëpunuar me PD.

LulzimBasha: Nuk mund të komentoj për këtë që sapo thatë, por mund t’ju them që PD ka qenë dhe është e hapur, unë personalisht jam i hapur dhe dora ime është e shtrirë, për çdo person dhe çdo faktor që ndan qëllimet dhe objektivat tona. T’i japim fund krizës politike, t’u japim shqiptarëve mundësinë që të zgjedhin me votë të lirë e të ndershme një parlament që përfaqëson ata jo krimin dhe oligarkinë, një qeveri që u shërben atyre dhe ligjit, jo krimit dhe oligarkisë.

Faleminderit dhe ditë të mbarë!

Exit mobile version