Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Basha, mes të tjerash, theksoi se “sot është koha të hedhim tutje mitet e rreme, të largojmë mbeturinat e shtatoreve brenda vetes sonë, të kuptojmë se frika si instrument sundimi, pavarësisht se në çfarë dimensioni, është dhe mbetet trashëgimi e të kaluarës, dhe të nisim misionin e vështirë të emancipimit të shoqërisë shqiptare nga diktatura, mbetjet e diktaturës”.
“Ta nxjerrim shoqërinë shqiptare nga hijet e të shkruarës, pavarësisht formave e mënyrave që na serviret.” – vijoi ai.
“Sot është një ditë për t’ju kthyer emocioneve të gëzueshme, të përmbys së frikës ato 24 orëve të 20 shkurtit dhe të zotohemi që ato emocione t’i kthejmë në normalitet për Shqipërinë e shqiptarët.” – përfundoi kreu demokrat, Basha.