Basha, komunikim të jashtëzakonshëm me qytetarët nga selia e PD

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka njoftuar se, në orën 21:00 do të ketë një komunikim me qytetarët tek selia e Partisë Demokratike

Njoftimi është bërë nga Basha në rrjetet sociale.

“Në orën 21:00 më ndiqni në komunikimin me qytetarët nga selia e Partisë Demokratike”, shkruan Basha.

Basha: Me paratë e shqiptarëve paguan avokatin e milionerëve dhe sulltanëve kundër gazetarit

Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë.

Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat.

Ai ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit gjithë Shqipërinë. Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro.

Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama. Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet, e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimit që në fillimet e karrierës së tij dhe, që atëhere, ka mbetur peng i krimit.

Në emër të krimit, në emër të avdylajbe, lalave, dakovea, gjiknurëve, manjave, Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar perendimor që i nxori lidhjet e tij me krimin, duke paguar me paratë e korrupsionit!

Është e njëjta mbrojtje që u ka bërë gjatë këtyre viteve Mark Frokut, Armando Prengës, Pjerin Ndreut, Artur Bushit, Elvis Roshit, Qazim Sejdinit, Saimir Sahirit, Damian Gjiknurit, Agron Xhafajt, rrajave, habiljave, shullazëve dhe trafikantëve të tjerë.

Mbrojtje totale, pandëshkueshmëri absolute ndaj krimit dhe korrupsionit. Këtë e ka arritur duke shkatërruar shtetin ligjor dhe demokracinë. Duke kapur çdo pushtet.

Basha: Rama e di se vetëm nëse ka dhunë dhe përplasje civile, do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet, drogën, mbrojtjen ndaj krimit

Basha: Fundi i Ramës, i afërt

Edhe pse një komunist, pjesë e krimeve të regjimit kundër popullit, Ramiz Alia kuptoi fundin e tij dhe e pranoi atë pa i sjellë fatkeqësi dhe kosto të tjera vendit. Kurse Edi Rama ka zgjedhur një rrugë më fatale. Ai ka javë të tëra që bredh nëpër Shqipëri, duke provokuar dhe nxitur përplasje shoqërore.

Në të gjitha protestat e opozitës, ka futur provokatorë për të nxitur dhunë.

Në të gjitha vizitat nëpër Shqipëri ka folur për të motivuar dhunë.

Kulmin e arriti mëngjesin para se të nisej për në Shkodër, pak ditë më parë, kur vendosi ta provokojë Shkodrën, duke e kërcënuar se policia e tij do të bënte një tjetër 2 prill.

Edhe arrestimet dhe dhuna ndaj përfaqësuesve të opozitës, kanë për qëllim nxitjen e dhunës. Dhunën ka për qëllim e gjithë propaganda që bën me të huajt duke akuzuar opozitën për dhunë.

Edi Rama është i mësuar me dhunën.

Tani që ka dështuar me çdo gjë, tani që as nuk shtiret dot se mund të qeverisë, ai po kërkon ta mbajë pushtetin me të njëjtën mënyrë: me dhunë dhe në aleancë me krimin.

Sepse ai e di se, vetëm, nëse ka dhunë, vetëm nëse ka përplasje civile, ai do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet dhe keqqeverisjen, për drogën dhe mbrojtjen ndaj krimit.

Por plani i tij për dhunë ka dështuar. Shqiptarët e kanë kuptuar se dhuna i shërben Edi Ramës. Shqiptarët e dinë se përçarja është e keqja e të gjithëve.

Opozita nuk vjen në pushtet me dhunë.

Opozita do të vijë në pushtet, duke rrëzuar regjimin kriminal të Edi Ramës me forcën e mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve të bashkuar kundër së keqes.

Mesazhi i fortë i Bashës! Braktiseni 30 Qershorin! Refuzojeni Edi Ramën! Këto zgjedhje janë nul, nuk do të njihen

Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës, është braktisja e tij, është braktisja e oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtorëve dhe veglave të tij.

Braktisini oligarkët e tij!

Braktisini mediat e tij!

Braktisini shërbëtorët e tij publikë!
Ngrini zërin kundër tyre!

Protestoni kundër tyre!

Pengojini ata!

Mos besoni propagandën e Edi Ramës!

Mos besoni gënjeshtrat e lakejve të tij!

Mos u bëni pjesë e shfaqjeve banale, që Edi Rama prodhon me mitingjet dhe aktivitetet e tij!

Refuzojeni Edi Ramën!

Refuzojini biznesmenët e tij grabitqarë!

Refuzojini kriminelët që ai mban pranë!

Refuzojini ata moralisht!

Refuzojini shpirtërisht!

Mbi të gjitha, braktiseni Edi Ramën politikisht!

Unë e di se shumë njerëz të ndershëm, që punojnë në administratën publike apo që kanë biznese të vogla, apo veprimtari të tjera që kontrollohen nga inspektorët, policët apo veglat e tjera të Edi Ramës, janë nën terror për të dalë të dielën në zgjedhje.

Por unë ju ftoj që t’i braktisni!
Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës

Këto zgjedhje janë nul.

Ato nuk do të njihen.

Ato nuk do të jenë.

Ju ftoj t’i dënoni ato me braktisjen tuaj.

Ata që ju nxisin drejt tyre, nuk kanë në zemër as interesin tuaj, as sigurinë tuaj, as të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kudhër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale!

Ju ftoj edhe juve të bëni tuajën duke i braktisur.

Ju siguroj se çdo gjë do të bëhet mirë.

Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë.

Ju siguroj se Shqipëria ka mundësitë dhe forcën të dalë nga gremina ku ka rënë dhe të fillojë të ndërtojë një të ardhme të denjë, si cdo vend tjetër europian.

Ne jemi shumica! Dhe ne jemi më të fortë se e keqja!
basha11

Artikulli paraprakReagim i fuqishëm nga Berati: Të ngrihemi në mbrojtje të demokracisë, Presidenti të shpallë…
Artikulli tjetërAl Jazzera reportazh për Shkodrën: Presion politik çdo ditë nga zyra e kryeministrit…