Basha: Korrupsioni i qeverisë që ka çuar zyrtarë në burg tregon që Rama ose është në krye të tij, ose nuk bën as për rojtar vreshti

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Ekspres” në RTSH u shpreh se Edi Rama ka bërë betejë për të mbrojtur të korruptuarit e tij.

Basha tha se lista e gjatë e bashkëpunëtorëve të tij që janë në burg apo janë nën hetim nga SPAK, duke filluar që nga ministra, deputetë, kryebashkiakë, zëvendësministri, drejtorë të përgjithshëm, të gjithë të emëruar prej tij, tregon se ose është në krye të këtij sistemi të korruptuarish, ose është i pazot, saqë nuk bën as për rojtar vreshti.

Pjesë nga fjala e Bashës

Nuk është hera e parë që zoti Rama dhe nuk është i vetmi politikan që vë bast tek kujtesa e shkurtër e publikut. Domethënë ngjarje oas ngjarje, skandali mbulon skandalin. Por nuk është kështu siç thotë ai. Jo vetëm ka qëndruar por dhe ka bërë betejë për të mbrojtur të korruptuarit e tij. Sot po t’i numërosh të gjithë ata që kanë përfunduar në qeli apo janë nën hetim nga SPAK, bëhet një listë kaq e gjatë saqë një fëmij shkolle, një 12 vjeçar mund të ngre pyetjen. Ore ky Edi Rama, ose është shoku i këtyre që hanë kumbulla dhe dardha pas shpine, pra të hajdutëve të fondeve, të tenderave publik, i aferave korruptive, i atyre që kanë vjedhur shëndetësinë, i inceneratorëv, ose ky ka ndarë me këta. Se s’ka mundësi, nuk është një herë, dy herë, tre herë, katër herë, pesë herë, dhjetë herë, 20 herë, ministra deputetë, kryebashkiakë, zëvendësministri, drejtor të përgjithshëm, të gjithë të emëruar nga Edi Rama, të gjithë të kapur në flagrancë me vjedhje. Ose ky ka qenë ai që ua ka mundësuar dhe ka përfituar drejtpërdrejtë apo nga sistemi që kanë ndërtuar. Sistemi është, vendosi taksa shqiptarëve, vidh taksat e shqiptarëve dhe me një pjesë të atyre që i vjedh blen votat e shqiptarëve. Ky është sistemi: ose ky është në majë të këtij sistemi, është e qartë që është në maj të këtij sistemi për mua dhe për shumicën e shqiptarëve, ose është kaq i pazoti, saqë nuk bën as për rojtar vreshti. Se këtij ia hakan të gjitha edhe dardhat, edhe mollët, edhe rrushin, edhe qershin, atëherë pse është aty?! NË skenarin e tij më të mirë, ai nuk ruan dot vreshtin.

Exit mobile version