Basha: Kriza mund të përballohet. Të ndërpriten shpenzimet e panevojshme, të mbështeten qytetarët pa të ardhura dhe biznesi

Pyetje: A ka kapacitet Shqipëria për te përballuar këtë paketë ekonomike?

Lulzim Basha: A mendoni ju se ka kapacitet Shqipëria të paguajë 30 milionë euro 6 vetave per beton?! Kjo është pyetja. Në qofte se ju mendoni se Shqipëria ka 30 milionë euro për t’ua dhënë 6 vetave për beton vetëm këto 10 ditë, atëherë unë them se kjo është papërgjegjshmëri totale, sepse me këto 30 milionë euro, dy muaj mund të mbuloheshin këto 70 mijë punonjës te fasonëve. Dhe s’është puna te mbulohen vetem keto 70 mijë punonjës, kryefamiljare vajza dhe gra, por te pengohej përhapja e pandemisë, që vjen me një kosto shumë te madhe shendetësore, vjen me je kosto shumë te madhe ekonomike.

Kjo është arsyeja pse jam sot i shqetesuar, i brengosur, i skandalizuar nga shtyrja, shtyrja ne kohë e masave mbeshtetese per njerëzit. Kollaj t’u thuash “rrini në shtëpi”, por masat mbështetese janë gjithçka, testimet janë gjithçka, mbeshtetja ekonomike është gjithçka. Ku janë keto masa, pse po vonojnë? Pse shkojnë paratë në drejtime totalisht te panevojshme për shqiptarët sot? Ky ështe shqetësimi im. Kjo eshtë thirrja ime.

Në qofte se kam dy javë qe e lus qeverinë të marrë masat, sot i them fare qartë t’i vërë gishtin kokës. Kjo është sjellje e papërgjegjshme, skandaloze. Të bëjë transparencë, te publikojë gjithçka. Pse nuk publikohet se ku do te shkojnë e si do të shkojnë këto para? Revolta ime ka një dhe vetem një burim, fluksin e 5-fishuar te mesazheve të njerezve qe kerkojnë ndihmë në tre ditet e fundit, sepse tani po vijmë në një moment, ne një pikë vlimi te cilën mund dhe duhet ta kishim shmangur, dhe prapë mund ta shmangim nëse veprohet në kohë, jo me propagandë por me veprime tek njerezit.

Pyetje: Z.Basha cila është zgjidhja, si arrihet balanca mes shendetit publik dhe borxhit publik?

Lulzim Basha: Borxhit publik këta i kane martuar nënë e babë prej kohësh, kështu qe s’është çështja e borxhit publik. Çështja këtu është te veprohet urgjentisht për te mbështetur njerëzit ne nevojë, për të mbështeur njerëzit në nevojë, për të mbështetur shendetësinë dhe ekonominë dhe për këtë mjafton te ndërpritet çdo shpenzim tjetër i panevojshëm, të anullohen 120 milionë euro kontrata koncensionare.

Dhe kjo duhet te ishte ndërmarrë prej kohësh. Në vend qe te ndërmerrej kjo, nje person qe ështe ne konflikt te hapur interesi me këto kontrata, me kontratën e inceneratorit të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, qe është kontrata me mafioze në historinë e Shqipërisë, që i ka mbyllur gojën çdo media pothuajse, merr ai tani dhe behet ministri i fatkeqësise, Arben Ahmetaj. Të gjithë e dinë. Arben Ahmetaj me Klodiaj Zotkajn dhe vazhdojnë marrin para. Në mars ka marrë para koncensionari.

Exit mobile version