Basha: Kryengritje qytetare për të larguar kryehajdutin

Kryetari i opozitës Basha bëri thirrje sot për një kryengritje qytetare për të larguar kreun e bandës vsë hajdutëve nga qeveria. Basha tha se protestat e opozitës do të jenë të përditshme dhe nuk do të ndalen. Basha tha se është koha që askush të mos tërhiqet dhe se nuk duhet lejuar ky Kryeministër abuziv të varfërojë shqiptartë për ti sunduar.
Lideri i opozites Lulzim Basha ka dale sot ne nje komunikim per mediat per t’i dhene nje pergjigje ne distance kryeministrit Edi Rama i cili nga qyteti i Beratit ka folur per familjet qe u eshte hequr ndihma ekonomike, dhe nuk duan te punojne.
“S’ka gjetur kohë të shkojë në një familje që i është prerë ndihma ekonomike ti shohë në sy e të kuptojë që i është prerë pa asnjë motiv ndihma ekonomike.
Detyra e kryeministrit s’është t’i përgojojë këto familje, të tallet e ti nëncmojë, ti japë urgjentisht ndihmën ekonomike për të cilën ju detyrohet sipas ligjit. S’është arsyeja që s’ka fonde,por shkojnë për luks qeveritar.
Në Berat këto 48 orë shpura qeveritare me hotele, dreka e darka, me punonjesit e gardës, kanë shpenzuar mjaftueshëm para për të paguar ndihmën enkonomike për të gjitha familjet e hequra në mënyrë abuzive në qarkun e Beratit.

Lihen në mëshirën e fatit që Rama dhe banda e tij qeveritare të hazdisen në lluks. U ka thene e mbani mend, më punësoni që t’ju punësoj, keni punësuar një parazit dhe një hajdut. Mos e lejoni t’ju kërcënojë me bukën e fëmijëve tuaj, merreni fatin tuaj në dorë. Ne s’do i ndahemi asnjë sekondë kësaj emergjence kombëtare.
Përballja do jetë në parlament dhe kudo.
Ku janë këto vendet e punës që nuk i pranojnë shqiptarët? Sigurisht që nuk janë, as në fantazinë e Ramës se e di mirë që s’ka vende të tilla pujne por abuzon dhe fsheh të vërtetën dhe kjo është një vepër kriminale në kuptimin human dhe ligjor”, tha Basha.

Artikulli paraprak“Guardian”: Ballkani para një krize të fortë, interesat që përplasen
Artikulli tjetërFoto, si Rama injoroi myftiun e Beratit në xhaminë e qytetit